Ata që pinë cigare e dinë. Mezi presin të ndezin një cigare direkt pas vaktit të ushqimit që kanë konsumuar duke mos e marrë parasysh rrezikun që mund të ketë ky veprim, pasi ata thonë që atëherë u shijon më shumë.
Studiuesit nuk rekomandojnë që duhani të pihet direkt pas konsumimit të ushqimit dhe theksojnë se nëse ju nuk mundeni pa cigare, duhet patjetër të shmangni zakonin e tymosjes së cigares menjëherë pas ngrënies.
Siç thonë ekspertët, kjo ndodh sepse një cigare mbas ushqimit është e barasvlershme me dhjetë të tilla. Gjithashtu, pirja e duhanit direkt pas ngrënies irriton zorrët.
Kujdes! Një cigare pas një racioni, në mënyrë dramatike rrit rrezikun e kancerit të zorrëve dhe kancerit të mushkërive! Është e rekomandueshme që ato të pihen deri në 20 minuta pas ngrënies.
Gjithashtu, edhe frutat nuk duhen ngrënë direkt mbas vakteve, sepse nga ngarkesa e stomakut do të treten me vështirësi dhe do të çlirojnë toksina të cilat krijojnë celulitin.