MENU
klinika

'Agjentët e BKH i ka ndihmua Izraeli'

Anila Hoxha: Ahmetajn e ‘tradhtoi’ telefoni blackberry, besonte se nuk zbërthehej

14.07.2023 - 08:28

Gazetarja Anila Hoxha tha se ish zv. kryeministrin, Arben Ahmetaj e ‘tradhtoi’ telefoni Blackberry. E ftuar në emisionin Top Story, Anila Hoxha tha se Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Izraeli për të zbërthyer telefonin dhe ia ka dalë që të zbulojë bisedat që ka zhvilluar ish-zv.kryeministri.

“Menjëherë pasi ndodhi denoncimi publik investigimi i gazetarëve të Inside Story, pak orë më vonë me kërkesë të Altin Dumanit dhe Enkelejda Millonait, agjentët e BKH-së, që duhen FBI-ja shqiptare, aty është instaluar një bërthamë elektronike, se diskutimi është si është e mundur të zbërthehet një telefon blackberry. Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Izraeli, një nga bërthamat më të investuar nga amerikanët dhe BE. Agjentët e BKH janë trajnuar, ajo që thotë populli shqiptar e kap me lepur e me qerre. Të pandehurit e të dyja dosjeve gjithmonë kanë thënë përse çështjet nuk bashkohen,”-tha Anila Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Sqarova pozicionin tim, do vij sa herë të jetë nevoja"

Dëshmia/ Arben Ahmetaj 6 orë në SPAK