MENU
klinika

Përfitimet

Pse birra po këshillohet gjithnjë e më shumë që të konsumohet nga gratë…

18.07.2023 - 11:54

Një studim i University of Gothenburg në Suedi ka treguar se pirja në mënyrë të moderuar e birrës nga gratë është në të mirë të sistemit kardiovaskular dhe jo vetëm. Me saktësisht, nëse do të limitohemi që të pimë deri në dy gota në javë, do të ulej në masën 30% rreziku i prekjes nga patologji të organeve kryesore të sistemit kardiovaskular në raport me ato gra që pijnë më shumë, ose që nuk pijnë fare.

Studimi është shtrirë për një periudhë relativisht të gjatë, 32-vjeçare dhe ka përfshirë një kampion prej 1500 vullnetarësh. Në përfundim të kërkimit, këto gra kishin një moshë mes 70 dhe 92 vjeç dhe kërkuesit patën kështu mundësinë të kuptojnë marrëdhënien mes konsumit të disa lloje pijesh alkoolike dhe mundësisë së prekjes nga sëmundje të sistemit kardiovaskular, por edhe diabetit apo tumoreve.

Në lidhje me tumoret, kërkuesit panë se ekzistonte një marrëdhënie në linjë të drejtë. Ata panë se mundësia e prekjes te femrat që ishin konsumatore të mëdha të alkoolit ishte 50% më e madhe në raport me ato që nuk e konsumonin me tepri.

Në lidhje me sistemin kardiovaskular, ata kuptuan se gratë që pinin deri në dy gota birrë në javë, apo edhe më shumë, kishin një probabilitet 30% më të ulët për t’u prekur prej sëmundjeve në krahasim me ato që nuk pinin fare, ose pinin tej mase. Duket se birra e pirë në masë të moderuar luan një rol të mirë edhe në drejtim të shëndetit, konkretisht të sistemit kardiovaskular te femrat. Edhe më parë kishte pasur të dhëna që alkooli i konsumuar në sasi të mjaftueshme kishte efekte mbrojtëse në organizëm, por deri më sot, nuk kishte të dhëna që e lidhnin këtë me sisteme dhe sëmundje të caktuara.

LAJME TË NGJASHME

Epo, nuk kanë faj…/Aryseja se përse vajzat janë të “çmendura” pas burrave me hundë të madhe!
1.5 MIN
Oksitocina çlirohet edhe kur një histori dashurie përfundon?! Ja se çfarë tregon studimi!
1.5 MIN
Për të mirën e shëndetit tuaj mendor, ja sa kohë duhet të shpenzoni në rrjetet sociale!
1 MIN
Hidhini një sy studimit të fundit në lidhje me jastëkun, nëse kërkoni të keni një gjumë cilësor!
1 MIN
Mënyra se si komunikojmë me të tjerët mund të ndryshojë në varësi të pajisjes teknologjike që përdorim!
2.5 MIN

MË TË LEXUARAT

EDITORI SUGJERON