MENU
klinika

Lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj?

U qëllua me armë zjarri, identiteti i viktimës në Lezhë

19.07.2023 - 19:04

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Balldre në Lezhë.

Nikolin Marku (Lekstakaj) është viktima e atentatit me armë zjarri gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt në Shëngjin, pak kohë para zgjedhjeve të 14 majit.

Ende nuk ka detaje shtesë lidhur me ngjarjen, ndërkohë policia ndodhet atje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.