MENU
klinika

Procedura që do të ndiqet

Bonusi i bebeve me dy këste

17.12.2018 - 08:44

Prej datës 1 janar 2019 të gjitha nënat e fëmijëve të porsalindur do të përfitojnë bonusin e bebes, i cili është 40 mijë lekë për lindjen e fëmijës së parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijëne  tretë e në vijim.

Ndërkaq, referuar Vendimit të Këshillit të Ministrave, shumat përkatëse do të mund të tërhiqen në 2 këste. Më konkretisht, vlera më e madhe do të mund të tërhiqet nga nëna menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”.

Ndërkohë që, diferenca e mbetur prej 5 mijë lekësh do të përfitohet pas përfundimit të procedurave të regjistrimit të fëmijës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Për sa i takon procedurave të përfitimit, do të jetë nëpunësi i gjendjes civile, i atashuar pranë  institucioneve të shërbimit spitalor ku kryhet lindja, që do të kryejë veprimet e verifikimit online të statusit të nënës dhe që regjistron fëmijën e lindur në Regjistrin  Kombëtar të Gjendjes Civile.

Ndërkohë që, pas regjistrimit kryen verifikimet e nevojshme  për përcaktimin e masës së bonusit, në varësi të numrit të fëmijëve. Masa e ndihmës së menjëhershme financiare jepet në formën e një çeku, në një nga bankat e nivelit të dytë, që mbetet për t’u përcaktuar në vijim. Bonusi do të jepet edhe për edhe nënat shtetase shqiptare për fëmijë të lindur jashtë vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!