MENU
klinika

Vendimi pritet të hyjë në fuqi në...

Rritet taksa e pasurisë!

21.07.2023 - 16:43

Në vitin 2026 qeveria synon që taksën e pasurisë nga qytetarët ta vjelë jo më bazuar në çmimet e referencës, por në vlerën reale të tregut.

Ministrja e Financave dhe Ekonomise Delina Ibrahimaj deklaroi se ky rishikim i taksës do të marrë pak kohë, sepse ka ndikim te të gjithë qytetarët, duke i bërë ata të paguajnë më shumë.

“Ne synojmë që brenda vitit të miratojmë ligjin. Do të konsultohet gjerësisht me ju, me Universitetin e Ekonomisë dhe Bujqësorin. Synohet që përmes këtij ligji të rritet ndjeshëm taksa mbi pasurinë, që do të ndikojë në taksat e bashkive. Është një proces i komplikuar, që do të prekë të gjithë popullatën. Ne do të marrim kohën e duhur me qëllim miratimin e ligjit, por edhe zbatimin e tij. Taksa për banesat do të hyjë në fuqi në 2026-tën, ndërsa për tokat bujqësore në 2028. Përmes ligjit ne do të duam që taksa mbi pasurinë të vlerësohet mbi vlerën reale dhe jo mbi çmimet e referencës. Vetë përcaktimi i vlerës reale është i vështirë, që do të përpilohet nga Drejtoria e Kadastrës Fiskale, duke qenë një taksë që mblidhet nga ju. Duhet një angazhim më i madh nga të gjitha bashkitë, me qëllim zbatimin he mbledhjen e taksës në të gjithë cepat e vendit.”, deklaroi Ibrahimaj.

Ibrahimaj u la bashkive detyrë të tregohen të kujdesshme në mbledhjen e kësaj takse, ndërsa u kërkoi edhe të reduktojnë më tej detyrimet e prapambetura.

“Detyrimet e prapambetura, një problem madhor që ne gjetëm para reformës territoriale, kanë ardhur në ngadalësim. Në fund të 2022 është në nivelin e 5.4 mld lekë ose 55% më i ulët në krahasim me atë që gjetëm në 2015. Bashkitë duhet të marrin masa në këtë drejtim, për të ulur stokun e detyrimeve të prapambetura. Bashkitë të kushtëzuara, ku bashkitë me detyrime të prapambetura dhe një buxhet që ende nuk është i alokuar, do të kenë detyrimin që një pjesë të buxhetit ta kalojnë për të paguar detyrimet e prapambetura.”, tha ministrja.

Aktualisht, taksa e pasurisë mblidhet në nivele minimale, e fokusuar kryesisht në zonat urbane dhe vlera e saj ndryshon nga bashkia në bashki.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja zonat që do paguajnë më shumë

Drafti i ri/ Do ndryshojë taksa e ndërtesës!

Hiqen favorizimet për disa sektorë të biznesit

Pas pagave rriten dhe taksat!