17.12.2018 - 11:19
Boksieri shqiptar Kristian Prenga regjistroi një tjetër fitore mbrëmjen e djeshme, teksa triumfoi përballë kundërshtarit Aldo Colliander.
Në ndeshjen e zhvilluar në Toronto të Kanadasë, boksieri shqiptar fitoi me Knock-Out, duke regjistruar fitoren e tij të 9 në 10 takime në boksin profesionist.
Vlen të theksohet se kundërshtari i Prengës, Collander vinte pas 17 ndeshjesh të zhvilluara, ku numëronte 15 fitore dhe dy humbje.
Kristian Prenga ndjeu edhe mbrëmë mbështetjen e komunitetit shqiptar që jetojnë në Toronto dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilëve u dedikoi edhe fitoren.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Boks, debutimi me fitore