MENU
klinika

“Nëse do ta abortoja, do kisha bërë mëkatin më të madh”

Fifi tregon mbi mëmësinë dhe planet për dasmë

23.07.2023 - 11:25

Këngëtarja Filloreta Rraçi, e njohur si Fifi ka rrëfyer ardhjen në jetë të djalit të saj, Theo Mal dhe marrëdhënien e saj me Adis Patushin.

Fifi tek ‘Më prit në fundjavë’, tha se ka qenë moment emocionues ardhja në jetë e djalit dhe pse në fillim kur mësoi mbi shtatzëninë, mendimet kanë qenë dhe për abort, por theksoi se në dëshirën e saj ishte që të sillte me patjetër në jetë fëmijën.

Lidhur me marrëdhënien me partnerin e saj, Fifi tregoi se ende nuk e kanë celebruar marrëdhënien e tyre me martesë, por theksoi se patjetër do të ketë një dasmë.

“Ditën kur kam lindur e kam kuptuar çfarë do të thotë, aq i bukur ishte momenti kur vjen evlati në gji të nënës. Të gjithë më kanë pyetur pse nuk kisha një lindje me operacion, por doja të shihja momentin kur ai vjen në jetë. Jam shumë e lumtur që kam sjellë në jetë Theon, ishte rastësor ardhja e tij. Kisha bërë dy teste shtatzënie dhe i shkoj në dhomë dhe i them Adis, dhe ai ngeli. Më pyeste si thua ta mbaj, a jemi në kohë a mos më bëhej problem mua, por unë i thash që nuk e heq më. Kemi bërë shumë mirë që e kemi mbajtur, ndryshe do kishim bërë mëkatin më të madh.

Gjatë shtatzënisë i kërkoja ndihmë Adisit që të më ndihmonte me emrin e djalit, pasi doja që t’i thërrisja që në bark. Adisi vendoi për Theo, ndërsa unë Mal, pasi është shkurtim i emrit të xhaxhit të tij, një prej emrave më të rëndësishëm në familjen e tyre. Kisha shumë dëshirë ti bëja respektin dhe babait të Adisit.

A keni celebrim zyrtar ju të dy?
Jo akoma, do jetë një moment i rëndësishëm i yni. Mendoj se duhet të vijë spontanisht jo ta mendosh. Unë mbaroj për të bërë dasmë, siç janë martuar më parë gratë, me tupana, tamam tradicionale. Kur je këngëtar, pse mos bësh një këngë dhe t’ia dedikosh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë