MENU
klinika

Rrëfimi i ndjerë i gazetarit

“Nëna më priste te dera e burgut me qese…”

23.07.2023 - 13:31

Gazetari e njëkohësisht ish-banori i “Big Brother Albania”, Adi Pojana hapi zemrën dhe foli sot për të shkuarën “e errët”.

I ftuar në “Se luan topi”, Adi tregoi përvoja të jetës, gabimet që nuk duhet t’i kishte bërë, por ai thotë se ato e kanë bërë të fortë, por edhe e kanë stërvitur të mos kërkojë “luksin” nga jeta, por ta gjejë lumturinë te gjërat e vogla dhe të thjeshta.

Ai deklaroi se ajo që i mungon më shumë është përqafimi mallëngjyes e i munguar i një nëne. Adi kujton mes emocionesh disa prej kujtimeve e pengjeve më të mëdha që i kanë mbetur nga e ëma.

Teksa rrëfeu që fotografinë e prindërve e puth çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, bën një autokritikë duke i dërguar edhe publikut një mesazh:

“I them vetes, po si more idiot, aty e kishe çdo ditë dhe nuk e puthje, tani puth fotografinë në kornizë… Puthini dhe përqafojini prindërit të gjithë ju që i keni, se s’do t’i keni më një ditë…”, tha ai.

Ai tha se ka shumë pengje që i kanë mbetur prej nënës, por mes shumë sakrificave, Adi kujton periudhën e tij më të errët, në të cilën e ëma ishte i vetmi njeri që nuk e la kurrë vetëm. Jo pak, 3 vjet e gjysmë në burg pas abuzimit me drogën, por e ëma ishte ajo që e shpëtoi edhe prej andej.

“Më priste te dera e burgut me qeset më të mëdha sesa ajo vetë”-shtoi ai.

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit