Të dielën kishte raportime se Elon Musk do ta ndryshojë logon e Twitter dhe ky ndryshim do të thoshte se “zogu” i famshëm i Twitter, do të largohej.
Dhe përmes një tweet-i në profilin e tij, Musk e zbuloi logon e re.
“Kështu duken zyrat tona qendrore sonte”, shkroi drejtori ekzekutiv i kompanisë, duke bashkangjitur edhe një foto.
Logo e re është shkronja “X”, një shkronjë kjo pas së cilës Musk duket se është i apasionuar.
Our headquarters tonight pic.twitter.com/GO6yY8R7fO
— Elon Musk (@elonmusk) July 24, 2023
Tutje kjo logo duket gjithashtu se ndërlidhet edhe me kompaninë tjetër të tij të ndërtimit të raketave hapësinore, Space X.
Ky ndryshim vije pasi njeriu më i pasur në botë e kaloi fundjavën duke paralajmëruar një ribrendim të platformës së rrjeteve sociale të cilën ai e kishte blerë në tetorin e vitit të kaluar për 44 miliardë dollarë.