17.12.2018 - 12:00
Pak pasi kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje nga Instagrami që të ulen në dialog, studentët i janë përgjigjur nga poshtë zyrës së tij.
Gjatë fjalës së saj, një prej protestuesve i bëri thirrje kreut të qeverisë që të pranonte kërkesat e studentëve, ndërsa shtoi se ishin të gatshëm për dialog.
Ajo i sugjeroi Ramës që ky i fundit të merrte një mikrofon dhe nga Kryeministria të pranonte publikisht miratimin e 8 kërkesave të tyre.
“Ne jemi gati ta bëjmë dialogun, por s’na merr të gjithëve kryeministria. merrni mikrofonin dhe na flisni. Thoni se keni plotësuar kërkesat tona. Dhe shkarkoni rektorët e korruptuar, meqë dhe ju e thatë se ata ishin të korruptuar”, tha studentja.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Tarifat universitare
Protestat studentore/ Meta: Të reagojnë institucionet
Plotësimi i kërkesave
Vazhdojnë protestat studentore, 10 kërkesa të tjera për MAS
Nga Mentor Nazarko