Riviera e bukur shqiptare i ka rënë në sy edhe vajzës së ish-presidentit të SHBA Donald Trump, Ivanka Trump, e cila duket se ka qenë ndër turistët më special të kësaj vere në vendin tonë.
Ajo vizitoi Shqipërinë në muajin korrik, e shoqëruar nga bashkëshorti, Jared Kushner, disa miq të tyre dhe Nasser Al-Khelaifi, sheiku që është President i PSG-së.
Lajmi u bë me dije nga Auron Tare, i cili tha se ata kanë qëndruar në një jahtë në Sarandë dhe kanë vizituar edhe Butrintin, ndërsa ka publikuar edhe foto nga kjo vizitë e tyre
“Ishte një vizitë private dhe ata nuk takuan asnjeri. Ata zbritën me avion në Tiranë dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin duke nisur nga kepi i Rodonit duke vijuar në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë. Unë i çova në Qeparo për të parë fshatin e George Tenet (ish-kreu i CIA) edhe për tju thënë se ai është shqiptar dhe jo grek siç ka thënë”, tha Tare.