MENU
klinika

Akuzat për abuzim seksual

Rihapet sërish çështja gjyqësore e Michael Jackson?

27.07.2023 - 11:44

Duket sikur dy paditë e rrëzuara më parë kundër Michael Jackson për abuzim seksual mund të rihapen sërish.

Sipas ABC News, një gjykatë apeli në Kaliforni do të vendosë të mërkurën nëse do të rihapë paditë e mbyllura nga dy burra që pretendojnë se janë abuzuar seksualisht nga Michael Jackson.

Paditë u ngritën menjëherë pasi artisti vdiq në vitin 2009. I pari që e paditi artistin ishte Ëade Robson në 2013 dhe James Safechuck një vit më vonë.

Dy burrat u shfaqën në dokumentarin e HBO ‘Leaving Neverland’, në të cilin ata folën se si Jackson kishte kryer marrëdhënie seksuale me ta pa lejen e tyre.

Fansat e këngëtarit nuk janë të kënaqur kur dëgjojnë se mund të rihapen paditë: “Ata marrin akuza të pavërtetuara që dyshohet se kanë ndodhur 20 vjet më parë dhe i trajtojnë si fakte. Këto pretendime ishin bazë për padi që u rrëzuan nga një gjyqtar. Të dy akuzuesit dëshmuan nën betim se këto ngjarje nuk kanë ndodhur kurrë”.

‘MJJ Ventures’ dhe ‘MJJ Productions’ u paditën nga Robson dhe Safechuck, dy prej korporatave të artistit, të cilat për habinë e shumë njerëzve, ishin vetëm në pronësi të Jackson.

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit