MENU
klinika

Udhëheqja e protestave

Salianji: Të djegim mandatet si akt politik

17.12.2018 - 13:50

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në mbledhjen e grupit të PD-së kërkoi nga deputetët e opozitës që të djegin mandatet si akt politik dhe të udhëheqin protestat kombëtare që janë shtrirë në të gjithë vendin.

“Duke e nisur nga protestat studentore, mesazhi ynë i qartë në mbështetje të tyre është qartësia politike me të cilin japim mesazhin. Nëse kemi një armik të dytë veç Edi Ramës kemi paqartësinë.

Unë mendoj që ne duhet të diskutojmë mirë si grup parlamentar i Partisë Demokratike me njëri tjetrin, sepse nuk ka qartësi strategjie së pari në mes nesh, kjo vendimarrje nuk është “rrahur mirë” mes nesh.

Nuk duhet t’i japim mesazh as demokratëve dhe studentëve që po presin së pari integritet nga ne, që ne do të hyjmë në seancën parlamentare sepse na digjet mandati apo për një rrogë.

Unë personalisht mendoj që duhet të djegim mandatet jo duke pritur afatin por si akt i qartë politik, t’i bashkohemi studentëve pikërisht tani kur ata po bëjnë thirrje për gjithë shoqërinë dhe gjithë shoqërisë qe është në protestë, të bashkohemi me ta.

Por nëse merret vendim që të shkojmë në parlament të shkohet me qartësi dhe me program të qartë që zgjedhjet do t’i fitojmë duke nxjerre kandidatët dhe alternativën që tani. E përsëris armiku i dytë i madh i joni është paqartësia.

Ndaj dhe vendimet që merren këtu duhet së pari të jenë të vendosura bashkarisht dhe së dyti të kemi ne të parët bindje dhe qartësinë se çfarë po bëjmë.” -mësohet të jetë shprehur deputeti Salianji në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.