MENU
klinika

U kritikua për funksionalitetin e kufizuar

Më shumë se gjysma e përdoruesve “braktisin” Therads

29.07.2023 - 10:49

Mark Zuckerberg tha se platforma e re e mediave sociale, Threads, ka humbur më shumë se gjysmën e përdoruesve të saj.

Rivali i Twitter-it arriti në më shumë se 100 milionë përdorues brenda pesë ditëve nga fillimi i tij në fillim të këtij muaji. Por Zuckerberg e ka pranuar se këto shifra tani kanë rënë.

“Nëse keni më shumë se 100 milionë njerëz të regjistruar, kjo do ishte ideale, do të ishte fantastike edhe nëse të gjithë apo edhe gjysma e tyre do të qëndronin aty. Ne nuk jemi ende atje,”-tha ai.

Zuckerberg i cili i bëri komentet në një telefonatë për punonjësit, e përshkroi situatën si “normale” dhe tha se ai parashikonte që ruajtja të përmirësohej pasi funksione të reja shtoheshin në aplikacion.

Threads u kritikua për funksionalitetin e kufizuar që kishte kur u lançua.

Që atëherë, Meta ka shtuar veçori të reja, të tilla si burime të ndara “ndjekje” dhe “për ju” dhe ka rritur hapësirën për të përkthyer postimet në gjuhë të ndryshme.

Shefi i produktit i kompanisë, Chris Cox, i tha stafit se tani ishte fokusuar në shtimin e më shumë opsioneve për të tërhequr njerëzit përsëri në platformë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN