Krahina e Zagorisë rrezikon bombardimin me tritol nga një firmë e njohur ndërkombëtare e hidrokarbureve, për të mdërmarrë një fushatë shpimi pusesh nafte.
Bëhet fjalë për kompaninë ndërkombëtare SHELL e cila për drejtuesit e Shoqatës “Zagoria”, do të ndërmarrë fushatë shpimi në të gjithë territorin e krahinës duke përdorur tritol të fuqishëm.
Alarmi është dhënë nga drejtues të kësaj shoqate të cilët konfirmojnë se janë shpërndarë këto ditë në zonë, disa fletushka për 500 shpime që do të ndërmarrë gjigandi botëror i hidrokarbureve për kërkimin e gazit natyror dhe të naftës.
Leja është siguruar nga ministria e linjës së drejtuar nga Damian Gjiknuri dhe pritet që së shpejti të fillojë nga puna ky proces.
Parashikohet që për cdo shpim, të përdoret 5 kg tritol dhe në total 2.5 ton tritol në të gjithë zonën gjë që kërcënon ekzistencën e gjallesave, apo dhe burimeve ujore ku Zagoria është e pasur me të tilla.