Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri muaj më parë pranoi se martesa e saj me avokatin maqedonas Serjoza Markov është në krizë. Ajo u shpreh se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj, por rëndësi ka dashuria që mbizotëron në fund.
“Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar”, u shpreh ajo. Nga ana tjetër ajo la të nënkuptohet se faji për këtë situatë të krijuar e ka vetë ajo, pasi tha se ata që janë në moshë të madhe, bëjnë më pak gabime.
Dhe që prej asah kohe, çifti nuk janë parë më krah njëri-tjetrit duke shtuar më shumë dyshimet se marrëdhënia e tyre kishte shkuar drejt ndarjes. Mirëpo së fundmi, këngëtarja i ka dhënë fund zërave për ndarje pasi ka publikuar një foto ku shfaqet krahë bashkëshortit dhe familjarëve të saj teksa ndodhen me pushime.
“Family time”, ka shkruar Adelina krahas fotos duke i dhënë kështu fund të gjitha aludumeve se marrëdhënia e saj me avokatin është në krizë.