MENU
klinika

Çfarë i priste ata që pështynin?

Pse në zonat veriore, e pështyra ishte fyerja më e rëndë?!

17.12.2018 - 16:16

Në shoqërinë shqiptare paramoderne, e pështyra konsiderohej si një nga fyerjet më të rënda. 

Sipas normave kulturore kanunore, personi i pështyrë ose të afërm të tij kishin të drejtë, jo vetëm të fyenin, të dhunonin, por edhe të vrisnin personin që pështynte, sidomos kur ai ishte burrë.

Në paragrafët 3390 dhe 3391 te Kanuni i Skanderbegut thuhet “se me pështy…asht dhunë e madhe”“ka idhni të randë” dhe nëse nuk e shuan “ndërmjetësia e miqve, dashamirëve e shqonisë, e shuan veç pushka”.

Edhe në shoqërinë shqiptare të ditëve tona e pështyra përcjell vetëm mesazhe fyerje, poshtërimi të rëndë. Përgjithësisht e pështyra konsiderohet fyerje më e rëndë se e qëlluara me pëllëmbë. Madje shprehjet “e pështyva në fytyrë”, “të pështyj në fytyrë” etj, kanë kuptim “e kam poshtëruar ose do ta poshtëroj”.

Ismail Kadare ka shkruar se në pjesën më të madhë të rrugëtimit të tyre historik shqiptarët kanë treguar ndjeshmëri të lartë dhe kundërshtim të ashpër e të shumëanshëm ndaj çdo forme shpërfillje, e aq më shumë poshtërimi.

Në kundërshtim me traditën e konsoliduar në shoqërinë tradicionale shqiptare, përgjatë periudhës së regjimit socialist totalitar, struktura të caktuara partiake e shtetërore i nxisnin një kategori militantësh fanatikë deri në kufijtë e çnjerëzores të poshtëronin kundërshtarët politikë, të shpallur “armiq të partisë e të popullit”, duke i pështyrë publikisht në fytyrë.

Por, pështyma nuk kishte vetëm mesazh negative. Në mjedise të caktuara të shoqërisë tradicionale shqiptare kërkohej që një rrethi njerëzish, përgjithësisht me lidhje të afërta fisnore e miqësore, të përdorte pështymën. 

Për shembull, në zonën e Myzeqesë shumica e grave, që vizitonin lehonën, i dhuronin petulla. Këto gra vizitore, pak nga pështyma e tyre e vinin në buzët e foshnjës. Besohej gjerësisht se një veprim i tillë e mbronte foshnjën nga ndikimi ndjellalig i shikimit të syrit të keq.

Kur një i moshuar dhe sidomos plakë, shikonte për herë të parë një vajzë ose një djalë të bukur, para moshës së pubertetit, duhej të zinte hundën me dorë dhe të pështynte tre herë në tokë. Besohej se e pështyra në rrethana të tilla shërbente si masë mbrojtëse për djalin ose vajzën.

Shqiptarët e shoqërië tradicionale e përçmonin të pështyrët në rrugë dhe përgjithësisht në mjedise publike. Edhe në fillim të mijëvjeçarit të tretë, në jo pak raste e pështyra ka provokuar konflikte të dhunshme ndërmjet shqiptarëve.

Ndërkohë në disa fise afrikane, e pështyra shpreh simbolikisht nderim dhe respekt.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale