Kryeministri Edi Rama prej ditësh herë pas here në rrjetet sociale ka postuar video nga pika të ndryshme turistike që ndodhen në vendin tonë.
Këtë të enjte kreu i qeverisë e ka nisur një video nga Darëzeza.
Rama shkruan se Darëzeza është një tjetër perlë e Adriatikut fshehur mes pishave, që fton të gjithë pushuesit për ta shijuar plazhin pak të zbuluar por me peizazh të mrekullueshëm.
“MIRËMËNGJES
dhe me Darëzezën, një tjetër perlë e Adriatikut fshehur mes pishave, që fton të gjithë pushuesit për ta shijuar plazhin pak të zbuluar por me peizazh të mrekullueshëm, dhe me kërkesën për t’u kujdesur që ta lëmë po aq pastër sa e gjejmë, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan Rama.