MENU
klinika

Në burg për pastrim parash e fshehje pasurie

Avokati i Alda Klosit: Djali i saj ka braktisur shkollën sepse ka kriza ankthi

04.08.2023 - 09:41

Alda Klosi, e cila ndodhet në burg që nga shkurti i këtij viti, do të vijojë të qëndrojë nën të njëjtën masë sigurimi personal edhe për 3 muaj.

Ndonëse ka mohuar akuzat e ngritura nga Prokuroria, ka tentuar disa herë të shuajë masën e arrestit me burg, ajo nuk ka mundur dot të bind prokurorinë e gjykatën për tu hetuar në një masë më të butë sigurimi.

Në burg ndodhet edhe ish-sanitarja e saj, Rozeta Dobi dhe djali i kësaj të fundit, të përfshirë në historinë e bujshme të vjedhjes së një shumë të konsiderueshme të parave dhe sende me vlere.

Ata vijojnë të jenë në qeli, ndërkohë që Rozeta Dobi e ndryshoi dëshminë e saj, duke u thënë prokurorëve se nuk donte ta “tradhtonte” mikeshën e saj, por që paratë i kishte marrë në shtëpinë e Klosit për t`i strehuar në banesën e saj ku jetonte me të birin.

ZGJATJA E AFATEVE TË HETIMIT
Kështu edhe 3 muaj të tjerë kohë mori Prokuroria e Tiranës me vendim të Gjykatës për të hetuar Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave, e cila akuzohet për pastrimit parash, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë. Arrestimi i saj u bë 6 muaj më parë bazuar në dëshminë e sanitares Rozeta Dobi, e cila pretendon se shuma 500 mijë euro e gjetur në banesën e saj është e Alda Klosit.

Avokati i Klosit, Arbër Hoxha, thotë se klientja e tij po mbahet në burg pa provë dhe vetëm bazuar në dëshminë e sanitares. Ai ngre shqetësimin e mos përfundimit edhe pas 4 muajsh të aktekspertimit kontabël të të ardhurave të Alda Klosit.

“Kanë kaluar më shumë se 4 muaj dhe akti i ekspertimit nuk është bërë ende gati. Duhet të ketë një dyshim të arsyeshëm në prova për të qëndruar në masën e sigurimit ‘arrest me burg’.

Vullneti i Alda Klosit është që duhet rrëzuar vullneti i prokurorisë. Ndaj saj duhet të kishte disa prova dhe një dyshim të arsyeshëm. Nuk ka një hetim konkret për gjetjen e parave në shtëpinë e Rozeta Dobit”, tha ai.

Alda Klosit i është refuzuar disa herë zbutja e masës së sigurisë, pas kërkesave të vazhdueshme në gjykatë me pretendimin se duhet të kujdeset për djalin.

“Alda Klosi është e divorcuar dhe djali i saj ka lënë edhe marrëdhënien me shkollën, sepse ka kriza të ankthit dhe depresionit”, tha Hoxha.

Emri i Alda Klosit përmendet disa herë në dosjen “Arben Ahmetaj”, por për këtë sipas Hoxhës, nuk ka asnjë procedim penal apo marrje në pyetje nga SPAK.

ISH-ZYRTARJA
Alda Klosi figuron në dosjen voluminoze të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt. Në dosje thuhet se ish zyrtarja ka bërë disa komunikata me Klodian Zoton, ortaku i vetëm dhe administratori i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k. Në dosje thuhet se shkresa është nënshkruar vetëm pas komunikimeve që janë shkëmbyer ndërmjet e Alda Klosit atëherë funksionare e Ministrisë së Financave, Alba Thoma, Gentian Opre, funksionar i Ministrisë së Financave), Etleva Kondi, Alqi Bllako, Gelardina Prodani funksionare e Ministrisë së Financave), Mimoza Dhëmbi funksionare e Ministrisë së Financave), email-e këto që më pas përcilleshin nga Alba Thoma tek shtetasi Klodian Zoto dhe ky i fundit tek Etleva Kondi.

Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro, para të cilat Klosi i pranon se janë të sajat, para që sipas saj janë marrë hua nga vëllai për kurimin e xhaxhait. Por, shuma tjetër e parave e gjetur te aspiratori i apartamentit kundërshtohet nga ish-zyrtarja të jetë e saj.

AVOKATI I ALDA KLOSIT
Vendimmarrja për të kryer një aktekspertimi kombëtar. Kanë kaluar më shumë se 4 muaj dhe akti i ekspertimit nuk është bërë ende gati. Duhet të ketë një dyshim të arsyeshëm në prova për të qëndruar në masën e sigurimit ‘arrest me burg’. Vullneti i Alda Klosit është që duhet rrëzuar vullneti i prokurorisë. Ndaj saj duhet të kishte disa prova dhe një dyshim të arsyeshëm.

Nuk ka një hetim konkret për gjetjen e parave në shtëpinë e Rozeta Dobit. Alda Klosi është e divorcuar dhe djali i saj ka lënë edhe marrëdhënien me shkollën sepse ka kriza të ankthit dhe depresionit. Ne jemi në kushtet që masa e sigurimit qëndron arrest me burg dhe gjykata ka zgjatur dhe 3 muaj afatin e burgimit. 138 mijë Eurot që kanë qenë në pronësi të Alda Klosit janë të sajat dhe për këtë është bërë kallëzimi. Pjesa tjetër e origjinës i takojnë Prokurorisë të hetojë.

E çuditshme që në dosjen hetimore ka 3 procesverbale të 3 shtetasve të ndryshëm ku Rozeta Dobi ka punuar dhe është e çuditshme që paska vjedhur sendet me vlerë dhe nuk paska vjedhur paratë. Kanë frikë të dalin pronarët e ligjshëm të pronarëve të lekëve. Më shumë i besohet një sanitareje që është kapur me presh në duar duke vjedhur se sa një drejtoreshe. Merr për bazë atë që thotë hajduti dhe jo atë që thotë drejtoresha.

I pyetur nëse Alda Klosi është pyetur në lidhje me inceneratorët, avokati i saj është shprehur se nuk është regjistruar asnjë procedim penal për të në lidhje me këtë çështje e madje ajo nuk është pyetur as një person që ka dijeni mbi rrethanat e hetimit, avokati tha: Ndaj Alda Klosit nuk ka asnjë procedim dhe as që ka dijeni për veprën penale, gjithë këto të tjerat duhet parë nëse ka diçka të vërtetë apo jo. Nuk ka procedim për inceneratorët dhe as për shumën e parave”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shfaqi probleme kardiake pas arrestimit

Alda Klosi shoqërohet me urgjencë në spital nga Policia

“Kam dy fëmijë për të rritur dhe një nënë të verbër...”

Alda Klosi kërkon lirinë në Apel! Kërkohet origjina e 405 mijë eurove

Çfarë deklaroi një ditë më parë për hetuesit

Alda Klosi kërkon lirinë në Apel


“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!