MENU
klinika

“Askush nuk mendoi për shëndetin tim”

Adelina Tahiri tregon vështirësitë pas martesës

04.08.2023 - 11:37

Që kur lidhja e saj u bë publike, Adelina Tahiri është komentuar për një kohë të gjatë në rrjet për faktin se ajo dhe partneri i saj kanë një diferencë të madhe në moshë. E së fundmi këngëtarja ka rikujtuar periudhën e vështirë që kaloi pasi kurorëzoi martesën me avokatin e njohur maqedonas.

Teksa ishte e ftuar në “Pushime On Top”, Adelina u shpreh se zhurma e madhe që u shkaktua në rrjet ndikoi shumë në shëndetin e saj mendor si dhe preku familjarët e saj.

“Jam penduar për shumë gjëra në jetë jam gjykuar për shumë gjera që kam bërë dhe realisht e kam përjetuar shumë rëndë sidomos martesa ime qe ka qenë një buje shume e madhe qe unë e kam përjetuar shumë keq. Gazetat nuk e kuptonin që mua po më bënin dëm dhe askush nuk ka menduar për shëndetin tim dhe askush nuk ka menduar për familjarët e mi dhe këtë gjë e kam përjetuar shumë rëndë ka qenë një ndër sfidat më të vështira të jetës time. Por që unë 30 herë kam rënë dhe 40 herë jam ngritur dhe kam qenë më e fortë se gjithmonë. Ndërsa për gjërat e lumtura, kam pafund të mos them që lumturia ime më e madhe është Joni si për çdo nënë që është fëmija. Por kam kaluar shumë gjëra të bukura”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se artistja disa muaj më parë pranoi se martesa e saj me avokatin maqedonas Serjoza Markov është në krizë. Ajo u shpreh asokohe se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj, por rëndësi ka dashuria që mbizotëron në fund.

Dhe që prej asaj kohe, çifti nuk ishi parë më krah njëri-tjetrit duke shtuar më shumë dyshimet se marrëdhënia e tyre kishte shkuar drejt ndarjes. Mirëpo së fundmi, këngëtarja i ka dha fund zërave për ndarje pasi ka publikuar një foto ku shfaqet krah bashkëshortit dhe familjarëve të saj teksa ndodhen me pushime.

“Family time”, shkroi Adelina krahas fotos duke i dhënë kështu fund të gjitha aludumeve se marrëdhënia e saj me avokatin është në krizë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga operacionet plastike deri tek zgjerimi i familjes

Adelina Tahiri flet hapur

Tregon moshën pa problem

Adelina Tahiri feston ditëlindjen


Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat