MENU
klinika

“Ne nuk i pranojmë mashtrimet”

Daçiç për reduktimin e forcave speciale në veri: Kurti po tallet me ndërkombëtarët

06.08.2023 - 15:07

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka vlerësuar se tërheqja e 25 për qind të forcave elitare të Policisë së Kosovës në dhe përreth objekteve komunale në veri, nuk është hap drejt de-eskalimit të situatës atje, por përpjekje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të “mashtruar dhe tallur” Serbinë dhe Bashkimin Evropian.

Për “Tanjug”, ai ka thënë se Qeveria e Serbisë nuk do t’i pranojë “marifetet” e autoriteteve kosovare
Është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, ka dërguar policinë në veri të Kosovës edhe pse nuk ka pasur lejen e KFOR-it dhe as pëlqimin e komunave serbe. Tani të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare janë të lumtur që ka filluar de-përshkallëzimi”.

Dadiç thotë se Serbia nuk do të kënaqet vetëm me largimin e 25 për qind të forcave speciale të Policisë së Kosovës nga katër komunat veriore.
“Ata presin që Serbia të kënaqet me tërheqjen e 25 përqind të policisë. Unë mendoj se kjo është një tallje e të gjithëve, veçanërisht e bashkësisë ndërkombëtare dhe një tregues se ata nuk e kanë ndërmend të ndikojnë seriozisht te Kurti”, ka shtuar kreu i socialistëve serbë.
Të premten, më 4 korrik, pas vlerësimeve të përbashkëta të sigurisë nga Policia e Kosovës, Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe konstatimit se “situata është e qetë” ka nisur faza e dytë e reduktimit të pranisë policore në veriun e trazuar të vendit.