08.08.2023 - 15:53
Mikrofoni famëkeq me të cilin Cardi B goditi fansen që i hodhi lëng në koncert disa ditë më parë ka dalë në ankand.
Para një jave çmimi i këtij mikrofoni ishte vetëm 25,100 dollarë, ndërsa tani që flasim shifra është rritur dukshëm.
Ky mikrofon i famshëm tashmë gjendet në ebay për një vlerë prej 99,900 dollarësh.
Mikrofoni është nxjerrë në shitje nga Scott Fisher, pronari i “The Wave”, e cila është kompania e audios që u kujdes për performancën e Cardi B më 29 korrik në Las Vegas.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Flet publikisht për ndjenjat
“E dua Cardi-n”, Offset pranon gabimet
Ceremonia e madhe ndarjes së çmimeve