MENU
klinika

Përmban baktere

Këtë perim nuk duhet ta blini të ngrirë

09.08.2023 - 10:29

E dimë që perimet dhe frutat e stinës të freskëta kanë tjetër shije me ato të frigoriferit. Por, ndodh që në receta të caktuara nga sallatat tek pastat apo smoothie-t të të duhet një perime që s’ka lidhje me stinën.

Ky është i vetmi perim që nuk duhet ta blini të ngrirë

Si thoni për pak salcë brokoli në pjatën e pastave? Një supë kremoze? Po orizi me perime të ngrira e të prerë në kubikë të vegjël, shpesh i preferuari i fëmijëve tuaj. Nuk ka ndryshim të madh midis varieteteve të perimeve të freskëta dhe të ngrira, por ekspertët thonë se ekziston një syresh prej tyre që nuk duhet ta blini kurrë të ngrirë.

Ky është i vetmi perim që nuk duhet ta blini të ngrirë

Ky produkt është spinaqi!

I mbushur me vitamina dhe antioksidantë që përmirësojnë shëndetin e kockave, presionin e gjakut, plus vetitë anti-inflamatore, të gjitha këto janë fitore të vogla për trupin tonë që spinaqi i jep pa kursim. Por, i ngrirë ai humbet të gjitha vlerat ushqyese për organizimin.

Mendoni një smoothie në mëngjes me spinaq të freskët, pak fletë spinaqi në sanduiçin që merrni me vete apo një vakt me pasta dhe salcë spinaqi. Të gjitha janë super alternativa, por bëhen më të shijshme kur ju i shtoni spinaqin e freskët.

Pse nuk duhet blerë i ngrirë?

Sipas ekspertëve, ndodh që bakteret si listeria dhe E. coli të mbijetojnë në ngrirje dhe mund ta rikontaminojë ushqimin gjatë gatimit duke çuar në probleme serioze me shëndetin. Ndaj, shumë kujdes!

Ndiqni këto hapa për ta gatuar si duhet spinaqin:

Shpëlajeni me ujë të vakët dhe lëreni të ziejë për 2-3 minuta. Kullojeni, shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe përdoreni në smoothie-t tuaj apo recetat e ndryshme në kuzhinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të gjenden në treg dhe shumë lirë

10 ushqimet që luftojnë presionin e lartë të gjakut

Parandalon një numër të madh sëmundjesh

Me tre përbërës ky lëng ju ndihmon me sistemin imunitar