MENU
klinika

“Fol pak më qetë se ka dhe njerëz”

Zbardhet debati mes Rei Metës dhe Armando Meshaut

11.08.2023 - 11:46

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndërtuesit 55-vjeçar në Vlorë, pasi u qëllua me grushte nga djali i anëtares së KLP-së, Rei Meta.

Sipas dosjes hetimore, të siguruar për BalkanWeb nga gazetari Enrik Mehmeti, në një moment Rei Meta, i është drejtuar Armando Meshuu me fjalët: Unë të kam paguar për shërbimin dhe dua dokumentin.

Ndërkohë që Armand Meshau i është kthyer me fjalët: Jo me mua këto muhabete.

Debati ka vijuar dhe Rei Meta, i cili qëndronte në këmbë, i është përgjigjur: Fol pak më qetë me mua se ka edhe njerëz të tjerë përreth që nuk na njohin.

 

 

Më pas Meshau është çuar në këmbë dhe i është drejtuar me fjalët: Seriozisht e ke ti?