MENU
klinika

Deklaratë nga SHBA

‘SHBA-ja fuqimisht mbështet Marrëveshjen e Prespës’

18.12.2018 - 12:32

Në konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë, zëvendëssekretari Shtetëror i SHBA-ve, John Sullivan, tha seSHBA-të fuqimisht mbështesin Marrëveshjen e Prespës që hap rrugën e Maqedonisë ta ndërmarrë vendin e merituar në BE dhe NATO”.

SHBA-të angazhohen për Evropë Jug-Lindore stabile dhe të sigurt, ndërsa Maqedonia është faktor kyç në rajon për arritjen e këtij qëllimi”, deklaroi Sullivan.

Ai ju bëri thirrje deputetëve të mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe të ndjekin interesat shtetërore duke hequr anash ato partiake.

Votat tuaja e vendosën vendin tuaj në rrugën e të ardhmes së sigurt dhe me prosperitet. Si vazhdon procesin në Kuvend i inkurajojmë deputetët të heqin anash interesat partiake dhe të mbetet të përkushtuar në qëllimet e përbashkëta strategjike. Nuk ka alternativë tjetër, shpresat për ardhmëri më të mirë për vendin tuaj është pranë”, përfundoi ai. /Konica.al/