MENU
klinika

"Serbia satelit i Rusisë'

Kongresisti amerikan: Kosova të trajtohet si shtet sovran

16.08.2023 - 10:09

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka zhvilluar një takim me zëvendës këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jonathan Finer. Në një postim në rrjete sociale, Torres shkruan se me Finer patën një bisedë produktive lidhur me tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ligjvënësi amerikan ka thënë se zëvendës-këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare i ka përcjellë nevojën për të mbështetur marrëdhëniet speciale SHBA-Kosovë dhe nevojën që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të trajtojë Kosovën në mënyrë të drejtë dhe me respektin që meriton si një shtet sovran.

“Kam pasur një bisedë produktive me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jonathan Finer, lidhur me tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si kongresist për Bronx-in, duke përfaqësuar mijëra shqiptarë nga Kosova, i përcolla nevojën për të mbështetur marrëdhëniet speciale SHBA-Kosovë – të cilën ai e kupton thellësisht – dhe nevojën që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ta trajtojë Kosovën drejt dhe me respekt sikurse e meriton një shtet sovran”, ka shkruar Torres, në një postim në platformën X (ish-Twitter).

Ligjvënësi amerikan Torres kohë më parë kishte shprehur kritika ndaj administratës së presidentit Biden për qëndrimin ndaj Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin