Koreja e Veriut paralajmëron se të gjitha gratë që veshin pantallona të shkurtra do të ndëshkohen. Autoritetet njoftuan se pantallonat e shkurtra me gjatësi mbi gju janë një infiltrim i modës kapitaliste.
Fushata e fundit kundër sjelljes antisocialiste është një shembull tjetër i Phenianit që zbaton Aktin e tij të shkruar në mënyrë të paqartë për Refuzimin e Mendimit dhe Kulturës Reaksionare, të cilin e miratoi në vitin 2020 me qëllimin për të eliminuar aktivitetet që konsiderohen si praktika kulturore të Koresë së Jugut, të huaja ose kapitaliste. Ndalimi i pantallonave të shkurtra për gratë nuk është hera e parë që Koreja e Veriut i zbaton rregullat ndryshe për gjinitë, shkruajnë mediat e huaja.
Muajin e kaluar, RFA raportoi se Koreja e Veriut miratoi një ndalim publik të pirjes së duhanit për të gjithë qytetarët, por autoritetet ndëshkuan vetëm femrat duhanpirëse.