MENU
klinika

"Do konkurroj Kristin"

A do të jetë Bledi Mane opinionist në “Big Brother VIP 3”?

17.08.2023 - 13:43

S’dimë ç’do të bëhet me fatin e Zhaklin Lekatarit dhe Arbër Hajdarit si opinionistë të “Big Brother VIP”, pas përplasjeve të shumta që patën me konkurrentët këtë edicion të dytë.

Publiku kërkon fytyra të reja në poltronin e opinionistëve të reality show-t dhe njëri prej ish-banorëve ka shprehur dëshirën për ta zënë këtë pozicion.

E kemi fjalën për gazetarin Bledi Mane, që ishte konkurrent brenda shtëpisë dhe shkaktoi jo pak polemika në rrjet me qëndrimet e tij për situatat dhe banorët.

Ai e shprehu këtë dëshirë gjatë një interviste për “Pushime On Top”.

“Do kisha dëshirë për shembull të kandidoja edhe unë si opinionist në ‘Big Brother’. Do jem konkurent i fortë me Kristin mesa po shoh”, tha Mane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në ‘luftë’ me njëri-tjetrin për një vend në finale

Kush janë katër ish-banorët e rikthyer në Big Brother Vip