MENU
klinika

Çfarë ndodhi me moderatoren

Kiara Tito mes sherrit me kolegët dhe kërcënimeve për gjyq

05.07.2023 - 11:16

Kiara Tito ka lançuar pak ditë më parë linjën e saj të rroba banjës. Menjëherë në rrjet qarkulluan modelet që moderatorja kishte zgjedhur për të sjellë në koleksion, madje edhe çmimet, që varionin mbi 60 euro. Por, teksa Kiara ishte duke shijuar suksesin e saj, menjëherë gjithçka u zbulua.

Linja e Kiarës ishte e kopjuar dhe një fakt të tillë e kishte marrë vesh edhe kompania që i kishte krijuar. Marka e njohur e rrobave të banjës, “Cotazur” do të marrë masa ligjore ndaj moderatores shqiptare Kiara Tito. Në një prononcim për “Iconstyle”, marka e njohur ka folur për kopjimin e rrobave të banjës të Kiarës, duke pohuar se nuk kanë asnjë bashkëpunim me markën e rrobave “Kiara Tito”.

“Marka jonë nuk ka asnjë partneritet me këtë person. Avokatët tanë do të kujdesen për situatën”, bën të ditur marka e njohur. Në lidhje me këtë lajm, e kontaktuar nga “Top Channel”, Kiara Tito ka thënë se e gjitha është një gënjeshtër dhe se nuk është kontaktuar nga asnjë “brand” veshjesh për kopjim stili apo dizajni.

Ajo pohoi se kjo është një linjë që është dizajnuar dhe qepur enkas për “brand”- in e saj. Kjo lëvizje e Kiarës u komentua shumë në rrjet, me shumë njerëz që e kanë komplimentuar, por edhe me të tjerë që e kanë kritikuar, madje akuzuar edhe për kopje të një tjetër “brand”-i. Së fundmi, ironia vjen nga Bled Mane.

Gazetari ka ndarë një foto të një mashkulli pa të brendshme ku shkruan: “Të dashur miq, më në fund nxora edhe unë linjën e re të brekëve: ‘Bledi Mane Underwear Unisex’”.

E veshur me linjën e saj të re të rrobave të banjës, moderatorja Kiara Tito prezantoi disa nga modelet dhe llojet më të preferuara nga vajzat për këtë verë, mirëpo ajo çka ka tërhequr vëmendjen janë disa modele, të cilat disa persona i kanë parë dhe më parë, pra nuk janë unike.

Kjo u zbulua rastësisht, pasi gazetarja Fatma Haxhialiu është pyetur nga ndjekësit se mos po i bën reklamë rrobave të Kiarës, pasi ajo kishte veshur një palë njësoj si koleksioni i saj. Fatma ka bërë një postim me të njëjtat rroba banje me një palë nga linja e Kiarës dhe shkruan: “Meqë ma keni çuar shumë këtë foto, jo nuk kam veshur rrobat e banjës së linjës së Kiarës, kam dy vite që i kam këto, nuk më kujtohet emri i ‘brand’-it, por vajzat janë shqiptare e ndoshta bashkëpunojnë me Kiarën tani”, ka shkruar Fatma.

Siç shihet dhe nga fotoja, rrobat janë njësoj, jo vetëm nga ngjyra, por edhe nga modeli. Tashmë pritet që fjalën e fundit për këtë rastësi, nëse mund të quhet e tillë ta ketë Kiara. E teksa po përballet me “kërcënime” për të përfunduar në gjykatë, Kiara po përballet edhe me një tufë kritikash për raportin e prishur tanimë me Ronaldon.

Gjatë puntatës së parë te “Kepi i VIP”-ave, moderatori Ronaldo Sharka thumboi prezantuesen e emisionit Kiara Tito, ku tha se ajo e kishte marrë këtë pozicion falë partnerit të saj, Luiz Ejllit. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i fituesit të “Big Brother VIP”, ku ka thumbuar dhe ironizuar keq moderatorin pas deklaratës së tij duke u shprehur: “Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle”.

E duke mos e lënë me kaq, Luizi u shpreh në një postim tjetër se nuk bëhen punët me b*** dhe i bëri thirrje ish-banorit (pa ia përmendur emrin) që të merrte 5 mijë eurot (të cilat ia kishte premtuar gjatë qëndrimit në BBVIP) meqenëse do të mbetet pa punë.

E pas këtyre deklaratave te Luizit, ka ardhur dhe reagimi i Ronaldos, i cili vendosi t’i kundërpërgjigjej me një video në “Instagram”. Gjatë videos, Ronaldo shprehet se nuk ka ofenduar në asnjë moment Kiarën dhe se ka të drejtën që të jap mendimin e tij, duke i cilësuar si “muhabete kalamajsh”, moderator i kujton arsyen dhe motivin dhe për çfarë ia ka premtuar Luizi 5 mijë eurot, të cilat ishin për humbjen e babait të tij.

Ndërsa për “deklaratën se punët nuk bëhen me b**”, ish-banori shprehet se ka trokitur në çdo derë dhe ka punuar kudo. Ndër të tjera, moderatori shprehet se “Big Brother” ka mbaruar tashmë dhe se Luizi po kërkon të bëhet “hero”.

Sakaq, ai shprehet se zhgënjimin më të madh e ka marrë nga Kiara pasi sipas tij ajo i hodhi më shumë “benzinë zjarrit” me deklaratën e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarit i mbyllet sërish Instagrami

Çfarë ndodhi? Luiz Ejlli zhduket nga rrjetet sociale

Nga xhelozitë e Kiara Titos dhe deri tek...

“Kam luftuar shumë për atë vajzë”/ Rrëfehet Luiz Ejlli


Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV