MENU
klinika

Këngëtarit i mbyllet sërish Instagrami

Çfarë ndodhi? Luiz Ejlli zhduket nga rrjetet sociale

17.05.2023 - 10:55

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli vazhdon ende të jetë një ndër emrat më të komentuar dhe më të pëlqyer të momentit. Këngëtari tashmë është në qendër të vëmendjes ku ndiqet në çdo veprim që bën.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpunë e BigBrother VIP, Luizi hapi llogarinë e tij në Instagram i cili menaxhohej nga mikesha e tij Jurgena. Profili arriti të kapte mbi 600 mijë ndjekës por më pas u mbyll për shkak të disa përplasjeve që familjarët e këngëtarit patën me produksionin.

Më pas, Kiara Tito vendosi të hapë një llogari të dytë të Luizit pak ditë para finales së madhe e cila qëndroi nën menaxhimin e saj deri pas daljes së ish-banorit nga shtëpia. Edhe kjo llogari arriti të kapte në një periudhë shumë të shkurtër kohore rreth 500 mijë ndjekës.

Mirëpo ditën e sotme, profili i Luizit nuk figuron më në Instagram duke lënë të kuptohet se llogaria e këngëtarit është mbyllur. Nuk dihen ende shkaqet se përse Instagrami i tij është zhdukur pork jo gjë mbetet për tu parë në vazhdim.