Ndërtimi i pallatit të tretë të miliarderes Kylie Jenner ka bërë përparim të rëndësishëm që kur ajo bleu truallin bosh për 15 milionë dollarë në vitin 2020. Shtëpia e ardhshme e 26-vjeçares ndodhet në enklavën e famshme të Hidden Hills dhe është fotografuar në gjendje të ndryshme progresi që nga blerja e saj historike. Duhet ende shumë për të bërë përpara se shtëpia të jetë zyrtarisht e kompletuar, por struktura bazë e rezidencës duket e plotë.
Shtëpia thuhet se është po aq komplekse për t’u ndërtuar sa një hotel dhe duket se kërkon një ekip të shumtë punëtorësh. Në foto, kamionë të shumtë shihen të parkuar përgjatë rrugës ndërsa grumbuj dërrasa druri ishin vendosur përgjatë gjithë shtëpisë. Ballkoni i përparmë aktualisht duket të jetë i arritshëm me një shkallë. Shtëpia do të jetë e zbukuruar me dritare të shumta dhe dritaret e xhamit duket se janë gjithashtu në ndërtim. Prona ka pemë dhe shkurre të ndryshme të mbjella përgjatë skajeve të oborrit të shtëpisë.
Kylie nuk është e vetmja e famshme që ka blerë pronën pasi Miley Cyrus e bleu atë në 2015. Gjatë viteve, Kylie ka pasur shumë shtëpi të tjera që i ka shitur. Ylli televiziv bleu shtëpinë e saj të parë në vitin 2015, një shtëpi në vendlindjen e saj Calabasas. Më pas e shiti dy vjet më vonë për 3.1 milionë dollarë. Një vit më pas, Kylie bleu një rezidencë në Hidden Hills e kompletuar me gjashtë dhoma gjumi dhe shtatë banja për 6 milionë dollarë por e shiti në 2018 për 6.7 milionë dollarë.
Rikujtojmë, se miliarderja dhe aktori i njohur Timothee Chalamet janë akoma bashkë, pavarësisht raportimeve se dyshja janë ndarë. Burime për TMZ thonë se çifti mund të mos jenë parë së bashku në publik, por kjo nuk do të thotë se janë ndarë. Thuhet se gjithçka është mirë mes tyre dhe se çdo raportim për ndarje është i rremë. Një burim pranë tyre paralajmëroi fansat të mos besojnë gjithçka që lexojnë nëpër rrjete sociale.