Kjo vitaminë i referohet një grupi bioflavonoidësh, të cilët janë përbërës natyralë që gjenden në bimë me veti antioksiduese. Bioflavonoidet si kuercetina, rutina dhe hesperidina, gjenden në një shumëllojshmëri frutash, perimesh dhe ushqime të tjera me bazë bimore. Përfitimet shëndetësore nga vitamina P në organizëm janë disa, si:
Vetitë antioksiduese
Bioflavonoidet kanë efekte antioksiduese, që do të thotë se ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira. Duke neutralizuar radikalet e lira të dëmshme, këto përbërës mbrojnë strukturën qelizore të ADN-së. Antioksidantët ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm dhe ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kronike si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe disa lloje të kancerit.
Efekte anti-inflamatore
Disa bioflavonoidë kanë veti anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në trup, i cili shoqërohet me simptoma të ndryshme, nga gjendje gripale, kollë, temperaturë, etj.
Mbrojtje e sistemit kardiovaskular
Forcim i sistemit imunitar
Bioflavonoidet kanë efekte në përforcimin e imunitetit duke mbështetur funksionin e sistemit imunitar dhe duke ndihmuar trupin të mbrohet nga infeksionet dhe sëmundjet.
Lehtësim nga alergjia
Kuercentina ndihmon në menaxhimin e simptomave të alergjisë duke stabilizuar qelizat mast(gjenden në indet lidhëse dhe ndikojnë në aktivitetin e enëve të gjakut).
Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak
Konsumimi i 300 miligramë flavonoide ul rrezikun e diabetit me 5%. Njerëzit me diabet ose ata që janë në rrezik të zhvillimit të diabetit duhet ta konsumojnë atë çdo ditë.
Ushqimet e pasura me vitamin P
Ushqimet që janë një burim i pasur i bioflavonoideve janë agrumet, çokollata e zezë, manaferrat, mollët, çaji jeshil, vera e kuqe dhe perimet me gjethe jeshile si spinaqi, lakra jeshile dhe brokoli.