F-16 në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi ditën e djeshme lajmin e madh se kishte “arritur një marrëveshje me kryeministrin holandez Mark Rutte për numrin e F-16 që do të transferohen në Ukrainë pasi pilotët dhe inxhinierët tanë të kenë përfunduar trajnimin e tyre”. Me një postim në Tëitter, Zelensky foli për “42 avionë” dhe pohoi se “ky është vetëm fillimi. Faleminderit Holandë!”. Ky është një hap tjetër i ndërmarrë për të forcuar mburojën ajrore të Ukrainës. F-16. Këta avionë do të përdoren për të mbajtur terroristët rusë jashtë qyteteve dhe qytezave të Ukrainës”, shtoi Zelensky.
Vendimi i SHBA
“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht dërgimin e avionëve F-16 në Ukrainë, miratojnë trajnimin e pilotëve dhe personelit teknik ukrainas dhe ne do të kemi vendimin e nevojshëm të Kongresit për këtë,” shkroi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një letër drejtuar kolegëve danezë dhe holandezë. Këto dy vende do të kryejnë trajnime pilotësh dhe pikërisht për këtë presidenti ukrainas Zelensky mbërriti në Hagë. Sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, Ukraina do të marrë avionët F-16 menjëherë pas përfundimit të trajnimit të pilotëve ukrainas. Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov tha se pilotët, teknikët dhe inxhinierët e parë tashmë “kanë bërë mësimet e tyre të para”. Këta avionë Ukraina i kërkon prej kohësh SHBA-së për t’u përballur me rusët në ajër, ku aktualisht kanë një avantazh të caktuar. Kështu, saga rreth dorëzimit të avionëve ushtarakë amerikanë F-16 në Ukrainë ka përfunduar përfundimisht dhe shënohet fillimi i “stërvitjes” për pilotët dhe ekuipazhin ukrainas. Në fillim të këtij viti, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu lut SHBA-së për avionë dhe në maj presidenti amerikan Joe Biden miratoi trajnimin e pilotëve. Përveç kësaj, SHBA i dha Danimarkës, e cila së bashku me Holandën, është “bartësja” e trajnimit të pilotëve ukrainas, akses në dokumentacionin sekret, të mbrojtur dhe të klasifikuar të nevojshëm për “atë proces”. Danimarka dhe Holanda kërkuan këto garanci nga SHBA. Dorëzimi i avionëve luftarakë amerikanë më të mirë F-16 duhet t’i lejojë ukrainasit që të paktën të “zbusin” avantazhin rus që kanë në ajër, por gjithashtu, siç parashikojnë disa, ndoshta të arrijnë një avantazh të caktuar dhe t’i ndihmojnë ata të përparojnë më tej në përpara.
Si do ta ndihmonin avionët luftarakë F-16, luftën e Ukrainës me Rusinë?
F-16 Fighting Falcon është një avion luftarak i lehtë, i projektuar në vitet 1970, i përdorur fillimisht në vitin 1979, ndërsa kishte gjetur përdorim të madh nga forcat amerikane edhe në luftërat në Irak dhe Afganistan. I prodhuar fillimisht nga ShBA në një konsorcium me Belgjikën, Danimarkën, Holandën dhe Norvegjinë, ky avion mund të fluturojë me dyfishin e shpejtësisë së zërit, ndërsa është bërë një nga avionët ushtarakë më të njohur në botë dhe vazhdon të mbetet gjerësisht në përdorim. Sipas prodhuesit amerikan Lockheed Martin, ekzistojnë më shumë se 3,000 F-16 që përdoren në 25 vende. Edhe pse ky model është zëvendësuar nga F-35, ai vazhdon të prodhohet për shkak se është më lirë dhe sepse ShBA nuk jep gjithmonë leje eksporti për avionët më modern.
Pse e kërkon Ukraina?
Në fillim të luftës me Rusinë, Ukraina kishte një forcë të vogël ajrore të avionëve të standardit sovjetik, që sipas raportimeve arrinte në 120 avionë, e ndërsa lufta po vazhdon, ky numër është ulur shumë marrë parasysh numrin e avionëve rusë. Por edhe mbrojtja kundërajore e Rusisë konsiderohet si efektive dhe Ukraina ka pasur një përdorim relativisht të kufizuar të fuqisë ajrore, ka qenë edhe vetë Moska që ka ngurruar për të rrezikuar forcat e saj përtej vijës së frontit, duke dashur të minimizojë humbjet. Megjithatë, ndërsa Kievi është duke planifikuar një sulm, dhe një rezistencë ndaj përpjekjeve të Moskës për të thyer bllokimin aktual ushtarak, mendohet se vendi po shpreson që avionët e shpejtë mund të ndihmonin në këtë gjë.