MENU
klinika

Johnny Depp - Amber Heard

Gjyqi i parë në TikTok që trembi drejtësinë amerikane!

22.08.2023 - 12:43

Gjatë 6 javëve gjyqi Johnny Depp kundër Amber Heard në lidhje me akuzat për shpifje mes dy aktorëve që u mbajt në Virgjinia, u transmetua drejtpërdrejt në të gjithë botën. Një dokumentar i ri që po transmetohet në Netflix e rimerr çështjen “Depp kundër Heard” dhe shqyrton se si një gjyq për shpifje u bë një fiksim global në TikTok.

Mbështetësit e Depp përdorën ndikimin e internetit në favor të tyre duke qarkulluar një breshëri të pafundme klipesh në TikTok, Instagram, Youtube dhe platforma të tjera të mediave sociale.

Të gjitha klipet që qarkullonin në TikTok ishin pro Depp-it, duke krijuar një imazh pozitiv për të, ndërsa Heard shfaqej vazhdimisht e keqe, madje budallaqe.

Dukej sikur TikTok dhe mediat sociale ishin armatosur shumë më tepër në favor të një personi sesa tjetrit.

Dokumentari i ri që po transmetohet në Netflix “Depp kundër Heard” një seri me tre pjesë shfaq për herë të parë dëshmitë e dy protagonistëve krah për krah. Dokumentari eksploron përmasat globale që mori çështja, duke vënë në pikëpyetje të vërtetën dhe rolin që turma po luan në shoqërinë moderne.

Emma Cooper, producentja e dokumentarit në një intervistë për Rolling Stone tregon pse ky dokumentar.

“Unë mendoj se ky rast është prova e parë që tregoi se sa i tmerrshëm mund të jetë dhe sa i rrezikshëm është presioni i audiencës së mediave sociale, por nuk mendoj se me këtë rast mund të argumentojmë se ‘xhindin’ duhet ta fusim përsëri në shishe”

Juria e gjykatës së Virgjinias përfundimisht vendosi në favor të Depp, dhe Heard ishte përgjegjëse për tre akuza për shpifje.

Dokumentari “Depp kundër Heard” është kritikuar si nga kampet pro-Depp ashtu edhe nga kampet pro-Heard, për qasjen që ka për të ballafaqur krah për krah deklaratat e dy aktorëve, por Cooper është e bindur se filmi ka një qasje të matur dhe të balancuar ndaj gjyqit.

“Unë jam e interesuar për sjelljen njerëzore, dhe me këtë nënkuptoj edhe veten time. Më pëlqen TikTok-u. Koha ime javore para ekranit është absolutisht e tmerrshme. Doja ta mbaja dokumentarin larg ekspertëve. Fundja kush janë këta “ekspertë”?! Nuk doja të flisja as me psikologë apo diçka të tillë. Doja ta mbaja shumë të pastër”, tha Cooper.

Po cila është e vërteta e gjithë kësaj historie?!

Deri më sot kanë ekzistuar tri të vërteta: e vërteta jote, e vërteta ime dhe e vërteta e Zotit. Me dominimin e rrjeteve sociale, sot të gjithë mund të kenë një mendim edhe kur nuk i kërkohet, ndaj është e vështirë të kuptosh se cila mund të jetë e vërteta.

Edhe bisedat mes miqve apo kolegëve nisin: “E pashë këtë gjë në TikTok…” duke nënkuptuar se po thua një të vërtetë.

“Mendoj se është absolutisht e mahnitshme që të gjithë mund të kenë një mendim të menjëhershëm për çdo gjë, dhe kjo e bën të komplikuar të shkosh te e vërteta”, thotë Cooper.

Kur filluan seancat gjyqësore në prill 2022-shit, TikTok u bë një pikë e nxehtë për memet dhe videot në dukje të pafundme pro-Depp dhe anti-Heard rreth gjyqit. Videot e shumta me hashtag #JusticeForJohnnyDepp kaluan 2 milionë pëlqime secila. Më shumë se 450 video në TikTok talleshin me Heard me një remix të deklaratës së saj: Qeni im shkeli një bletë”.

Në Etsy, fansat mund të blinin bluza “Justice for Johnny” dhe “Fuck Amber Heard”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Feministët letër të hapur për Amber Heard

“Ne dënojmë turpërimin publik!”

Për një rinegocim të borxhit

A u takua fshehurazi Amber Heard me Johnny Depp


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat