Kur mbeten edhe 9 ditë nga mbyllja e merkatos dhe kampionati i Serisë A ka nisur, Roma nuk ka gjetur ende sulmuesin që trajneri Zhoze Murinjo kërkon prej muajsh.
“Gazzetta Dello Sport” raporton se skuadra e Romës po mendon të rikthejë në Itali, belgun Romelu Lukaku.
30-vjeçari fillimisht premtoi se do të rikthehej tek Inter, ndërkohë që flirtonte me Juventus. Ndërsa tashmë ka mbetur pa ekip, pasi tek Çelsi nuk e kanë përfshirë në skuadër.
Mediat italiane zbulojnë se drejtuesit e Romës kanë mbërritur në Londër dhe po bisedojnë si me klubin blu ashtu dhe me lojtarin, për të bërë të mundur transferimin
Londinezët i kanë bërë me dije që në fillim kërkesat e tyre, ndërkohë që verdhekuqtë kërkojnë një ulje në çmim.