MENU
klinika

Viktimë mbeti 29-vjeçari Ramazan Sino

Dyshohet se ishte shënjestër e atentatit, policia kontrolle për gjetjen e Gentjan Bejtjat!

25.08.2023 - 10:02

Dy muaj nga masakra e Larushkut me një të vrarë e dy të plagosur, policia ende nuk ka mundur të gjejë dhe marrë në pyetje Gentjan Bejtjan.

Bejtja konsiderohet se ishte shënjestra e atentatit që ndodhi në derën e vilës së tij.

Gazetarja e News24 Klodiana Lala raporton se nga ana e policisë ka dyshime se ai fshihet në disa baza në Lezhë, por kërkimet e deritanishme nuk kanë dhënë rezultat.

Sakaq pas ngjarjes ku viktimë mbeti Ramazan Sino, kunati i Bejtjas dhe u plagosën dy djemtë e tij, kur njëri mori plagë të lehta, policia arrestoi si të dyshuar Valter Bamin, të fortin e Niklës të cilit zyrtarisht i ngriti vetëm akuzën e armëmbajtjes pa leje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga breshëria me armë te tritoli

Ngjarjet që tronditën të premten

Më shumë se 100 efektivë rrethojnë zonën!

FNSH dhe forcat Shqiponja zbarkojnë në Nikël e Tapizë