MENU
klinika

Bella Hadid në telashe!

Modelja e famshme “sulmohet” nga ministri izraelit

26.08.2023 - 10:57

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë i Izraelit sulmoi supermodelen Bella Hadid për kritikat e saj për palestinezët. Në një intervistë, Ministri Itamar Ben-Gvir argumentoi se e drejta e tij për lirinë e lëvizjes si një kolon hebre tejkalon të njëjtën të drejtë për palestinezët.

“E drejta ime, e drejta e gruas dhe fëmijëve të mi për të lëvizur nëpër Jude dhe Samari, është më e rëndësishme se liria e lëvizjes për arabët”, tha Ben-Gvir.

Deklarata e tij tërhoqi kritika të shumta.

Bella Hadid, supermodelja me famë botërore, babai i së cilës është palestinez, ndau një fragment nga intervista e Ben-Gvir me 59.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke shkruar: “Në asnjë vend, asnjë kohë, veçanërisht në vitin 2023 duhet që një jetë të jetë më e vlefshëm se e tjetrit. Sidomos thjesht për shkak të përkatësisë etnike, kulturës apo urrejtjes së pastër.”

Ben-Gvir iu përgjigj me zemërim të premten postimit të Hadid.

“Unë ju ftoj në Kiryat Arba, për të parë se si jetojmë këtu, se si çdo ditë, hebrenjtë që nuk i kanë bërë asgjë të keqe askujt në jetën e tyre vriten këtu,” shkroi ai në X, i njohur më parë si Twitter.

Në fillim të kësaj jave, persona të armatosur palestinezë hapën zjarr ndaj një makine izraelite pranë Hebronit, duke vrarë një grua izraelite dhe duke plagosur rëndë shoferin. Ky sulm erdhi vetëm disa ditë pasi një sulm me armë palestineze vrau një babë e bir izraelit në qytetin verior palestinez Hawara.

Ben-Gvir ka qenë i dënuar në të kaluarën për nxitje të racizmit dhe mbështetje të një organizate terroriste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Disa gjëra më kanë prekur në zemër'

“Raciste?” Bella Hadid kërkon ndjesë!

Tani mund ta ngatërroni me Gigin...

Bella Hadid bën ndryshimin e paimagjinueshëm në look