MENU
klinika

Opozita dhe Shoqëria Civile

“Raportet Kosovë – SHBA nuk rregullohen me kontrata lobimi”

26.08.2023 - 14:22

Kontrata e nënshkruar për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk pritet të ndikojë në përmirësim të imazhit të Kosovës. Opozita dhe shoqëria civile konsiderojnë se marrëdhëniet e qeverisë me ShBA-të, janë në gjendjen më të keqe. Sipas tyre, Kosova nuk e ka luksin që të injorojë Amerikën, në mënyrën siç ka vepruar deri më tani. Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me këtë kontratë.

“Për herë të parë është një gjendje shumë e rëndë sa i përket politikës së jashtme. Me ardh në konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, me asnjë qeverisje paraprake të cilat kanë qenë. Mirëpo, ky kryeministër ka vendosur të shkojë kështu siç është duke shkuar. Nuk bën kështu, duhet të ulet dhe të dakordohet në mënyrë që Kosova të del nga ky qorr-sokak që është futur kjo qeveri”, u shpreh kryetarja e Komisionit për Integrime Europiane, Rrezarta Krasniqi.

Krasniqi shton se situata aktuale po e favorizon Serbinë që të lobojë kundër Kosovës. Edhe drejtoresha e “Lëvizjes Fol”, Mexhide Demolli shpreh skeptizimin e saj në lidhje me lobimin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk besoj që një kontratë e nënshkruar për lobim të arrijë të bëjë një përmirësim të imazhit të Kosovës përderisa kemi kërkesa të qarta në vazhdimësi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kemi një qeveri e cila ka pasur raste që kanë ofenduar zyrtarë amerikanë dhe kanë pasur një sjellje arrogante karshi kërkesave të tyre. Prandaj, dyshoj që një kontratë lobimi mund të rregullojë diçka më shumë se sa vet qasje e Qeverisë së Kosovës karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës” , tha Mexhide Demolli, Drejtoreshë e Lëvizjes Fol.

Muajve të fundit është raportuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kontraktuar dy kompani për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto dy kompani janë në emër të Afërdita Rakipit dhe Avni Mustafaj.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin