MENU
klinika

Deklarata e fortë

“Putini ishte mendimi i tij i fundit, vendos bast”, Boris Johnson: Presidenti rus qëndron pas vdekjes së Prigozhin

27.08.2023 - 12:01

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka pretenduar se presidenti rus Vladimir Putin “duhet të ketë vrarë” shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe tha se nuk mund të ketë negociata paqeje me Putinin për Ukrainën.

Në një shkrim të Daily Mail, Johnson spekuloi për momentet e fundit të Prigozhin, vetëm disa ditë pasi aeroplani që besohet se po transportonte kreun e Wagner u rrëzua në një fushë në veriperëndim të Moskës, teksa po udhëtonte për në Shën Petersburg.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e aeroplanit, por zyrtarë të inteligjencës amerikane dhe perëndimore besojnë se ishte e qëllimshme.

“Nuk mund të ketë kaluar më shumë se disa sekonda midis shpërthimit në bordin e avionit dhe momentit që Prigozhin ndërroi jetë, dhe në atë çast jam i sigurt se ai e dinte me qartësi të se çfarë kishte ndodhur”, shkroi Johnson.

 

 

“Ai e dinte se dora e kujt po e dërgonte mbi 4 mijë kilometra drejt tokës, për t’u djegur me pjesën tjetër të kolegëve të Wagner në fshatin e rajonit Tver në veri të Moskës.

Ai vazhdoi duke thënë se personi që dyshohet se “pas vrasjes së Prigozhin” ishte “i njëjti njeri që autorizoi helmimet në Mbretërinë e Bashkuar të Alexander Litvinenko dhe Sergei Skripal”.

“Unë do të vë bast se mendimi i fundit në mendjen e Prigozhin ishte ‘Putin!’, i paraprirë nga një nga sharjet e shumta në të cilat ish-mercenari dhe shitësi i hotdog-ëve ishte kaq i rrjedhshëm”, shkruan ish-kryeministri britanik Johnson.