MENU
klinika

"Vendet e rajonit mund të lodhen nga zgjatja e procesit"

A do të na pranojë BE? Reagon eksperti

29.08.2023 - 11:49

Emilio Çika eksperti i çështjeve ndërkombëtare në një intervistë televizive foli për forumin strategjik të Bledit, të mbajtur ditën e hënë në Slloveni, si dhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

I pyetur nëse do të na pranojë BE, Çika u përgjigj se tashmë po vihet re edhe një lodhje e vendeve të rajonit ballkanik të cilët po presin anëtarësimin, Ai tha se BE-ja është përballur me disa sfida të brendshme, gjë ka ndikuar edhe në zgjatjen e proceseve.

“Kemi kauzës të tilla, të cilat dëshmojnë lodhjen e popullsisë. Kemi Turqinë me specifikat e veta por që është një shembull që edhe mund të merret. Në fund të fundit edhe vende të Ballkanit perëndimor kanë vite të tëra të cilat presin për hyrjen apo thyerjen e barrierave ballkanike. Në thelb fakti është se vetë Bashkimi Europian ka pasur sfida të saj të brendshme.

Ka pasur sfida me shtete të veçanta të bashkimit europian por edhe sfida në kontekstin e gjerë politik të bashkimit Europian që lidhet edhe me fuqizimin e grupimeve politike të ekstremeve brenda shteteve të bashkuara të Bashkimit Europian, të cilat janë qoftë euroskeptike në kontekstin e zgjerimit qoftë edhe në diskutimet për kushtet që vendosen për anëtarësimin e vendeve të reja”,-tha Emilio Çika.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN