Fotot e fundit të Yevgeny Prigozhin po bëjnë xhiron e internetit. Udhëheqësi Ëagner thuhet se para aksidentit tragjik ku dhe humbi jetën u pa duke bërë “selfie” me vendasit që besohet se jetonjnë në Bangui, kryeqyteti i Republikës së Afrikës Qendrore. Madje, thuhet se ky qytet është një nga zonat ku janë vendosur trupat e Wagner-it.
Në fotot e postuara kapiteni i Wagneri-it shihet teksa ka hequr uniformën e luftës dhe është shfaqur me rroba civile, i rrethuar nga vendas të buzëqeshur, të cilët nuk mund të fshihnin emocioni ne tyre që e takuan atë.
Ndalesa e radhës së Prigozhin ishte Mali, ku sërish veshi rrobat ushtarake dhe duke mbajtur një armë në duar realizoi videon e fundit. Në të ai foli për përpjekjet e Wagner -it për ta “bërë të gjithë kontinentin afrikan më të lumtur”.
“Ne po punojmë.. temperatura është mbi 50 gradë Celsius, ashtu siç na pëlqen… Wagner po e bën Rusinë më të madhe në të gjitha kontinentet dhe Afrikën më të lirë”, u dëgjua të thoshte ai.
Disa ditë më vonë, Prigozhin u vra në një aksident ajror që thuhet se hakmarrje nga Putini dhe Kremlini pas rebelimit të dështuar të Wagner në qershor.
© Credits protothema.gr