MENU
klinika

Bashkëshortja e tij në pritje të fëmijës së tretë!

Reperi i njohur do bëhet sërish baba, zbulohet gjinia e bebit

04.09.2023 - 11:45

Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij Gresa Krasniqi do të bëhen sërish prindër.

Çifti, të cilët kanë dy vajza, zbuluan se do të mirëpresin në jetë një djalë.

Ishte bashkëshortja e reperit që postoi foto nga festa e babyshower duke zbuluar edhe gjininë e foshnjës.

Reperi, së bashku me Gresën dhe dy vajzat e tyre, Eva dhe Erika, ishin veshur me blu duke treguar se anëtari i ri që do i bashkohet familjes është djalë.

Në një intervistë pak vite më parë, ai ka rrëfyer se se Gresa rrezikonte të abortonte foshnjen dhe mjekët nuk i dhanë shpresa.

Çifti janë së bashku prej 10 vitesh tashmë. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi, gjatë një interviste të dhënë kohë më parë, reperi rrëfeu se mjekët i kanë kërkuar që të abortonin njërën nga vajzat, e cila për fat të mirë tani është shëndoshë e mirë me familjen e saj.

“Kam parë fëmijë në spitalin e Kosovës me sëmundje të ndryshme, kam pasur edhe vetë një problem me Erikën, mjekët na thonin ta abortonim Erikën që tani po qëndron këtu me mua, është gjallë, faleminderit Zotit.

Sa i përket gjinisë, për mua vetëm të jetë shëndoshë e mirë. Jam shumë i kënaqur me gocat. Janë gjëja më e bukur që më kanë ndodhur ndonjëherë. S’ka mëngjes që nuk vijnë të më përqafojnë, të këndojnë, të më duan. Unë vetë nuk kam zgjuar ndonjëherë kështu në mëngjes për babain tim. Unë kam kërkuar para: “Babë, pare”, deklaroi Lyrical.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat