Nga Fadil Maloku
1. Jemi duke jetuar në kohën e rënies së ngadalshme, por të sigurt të qytetërimit perëndimor. Edhe në prag të rënies së perandorisë romake, dhe sidomos asaj otomane filluan të ngriheshin mure të larta për të garantuar gjoja “sigurinë dhe stabilitetin” kundruall barbarëve.
2. Ideja e ngritjes së mureve (Meksika), ajo e ndalimit të migrimit të popujve e racave nga vendet dhe kontinentet tjera, që i pati premtuar Donald Trump, gjatë fushatës së tij elektorale, dosido, nuk mbetën premtime boshe, por u bënë realitet në ditët e sotme.
Muret e ngritura, dhe ndalimi i qarkullimit të lirë të njerzëve, janë sinjale serioze për një krizë identitare të “ëndrrës amerikane”. Por, jo vetëm sinjale, por, edhe dëshmi të njē krize më të thellë; politike, ekonomike, sociale, ushtarake, kulturore,
3. Ardhja e Donald Trumpit në skenën politike globale ndryshoi si qasjen ashtu edhe procesin e zhvillimit, rindërtimit të rendit të ri botëror. Ideja e tij që të transformojë Amerikën, e me të edhe rendin e ri botëror ka bërë që sot në gjithë globin e të prishën balancat: ushtarake, politike, ekonomike, sociale etj. Idea Trumpiane apo populizmi Trumpian duket që ka infektuar ‘Bashkimin Europian’.
4. Fakti dhe akti i largimit të Britanisë nga e ashtuquajtura “ndërtesa e ftohët” (lexo;BE-ja), dëshmon më së miri se bota nuk është bipolare. Në këtë drejtim nuk duhet përjashtuar edhe konkurrencën lojale dhe jo lojale të ish perandorisë sovjetike, të Rusisë putiniane, si dhe ekspansionin galopant të ekonomisë kineze. Natyrisht, nuk duhet përjashtuar në këto lojra globale edhe aspiratat edhe gjigandët tjerë kontinental, siç janë Japonia, India, Brazili, por, edhe Turqia.
5. Populizmi Trumpian më së miri manifestohet në prishjen e ekuilibrave sidomos në kontestimin e marrëveshjes me Iranin, projektin e migrimeve globale si dhe kthimin kah vetvetja që nënkupton sipas projektit populist: një “ëndërr të re amerikane”, ku Amerika përveç që do të rikthehet në një udhëheqëse të re me premisa e ambicie të reja globale, ajo do i ripushtojë pozicionet e sferës; ekonomike, politike, sociale, kulturore e sidomos ato ushtarake-të forcës.
6. Shumë sociologë të kalibrit si Antony Gidens, e shohin si të pa shpresë këtë projekt megaloman të administratës së tashme që e udhëheq Donald Trump. Një arsye, gjithnjë sipas Gidensit, është se SHBA dhe neoliberalizimit të saj janë në krizë të thellë ekonomike e sidomos politike (shkaku i divergjencave mes republikanëve dhe demokratëve), por jo edhe ushtarake.
Rreziku tjetër që e shohin sociologët, kur është në pyetje rendi i ri botëror, ka të bëjë me dilemat divergjente që i ka Bashkimi Europian. Sipas tyre Bashkimi Europian akoma nuk ka arritur të bëhet një pandam serioz i Amerikës.
7. Shikuar nga ky këndvështrim, Administrata e Trumpit nuk ishte aq e interesuar sa ta konsolidojë projektin e quajtur Bashkësi Evropiane, e sidomos këtë të rajonit të Ballkanit Përëndimor.
S’kēndejmi, duhet parë edhe letrën e dërguar dy Presidentëve rajonal, Thaçit dhe Vuçiçit.
8. Por, çka në fakt tha Presidenti Trump, e që shumica s’e panë, apo s’deshēn ta shohin në këtë letër?
9. Andaj, letra e dërguar dy Presidentëve, nuk e “zbuloi” dobēsinë e Amerikës, por, “zbuloi” mundësinë, e pse jo edhe interesimin e kalkulimit gjeostrategjik, në Ballkanin Perëndimor. E gjithë kjo, në funksion dhe interes të shpresës së “ shkurorëzimit” të Serbisë nga orbita e ndikimit rus.
10. Mendoj, që Serbia me “lojën e neutralitetetit”, karshi interesave absolute, në Ballkan ka arritur në mënyrë briliante ta rikthejë vëmendjen e Trumpit. E me këtë edhe joshjen për “një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë” (siç edhe shkruan Trump në letrën drejtuar Thaçit!).
11. Cilësimi i Marrëveshjes, si “historike” nga ana e Trumpit, në fakt zbulon midis tjerash; a. riprofilizimin e gatishmërisë së administratës së tij, për t’u marr ngjeshur (sikurse ajo e Klintonve) nē faza afatgjata me Kosovën.
Me siguri edhe nga shkaku i top temave tjera kërcënuese për stabilitetin global nē Lindjen e largët, atë tē mesme, dhe krizës së BE-së;
b. kategorizimin dhe rangimin e Kosovës, në agjendat afatshkurtëra të kësaj administrate;
c. Si dhe fuqizimin radikal të lobimit serb dhe aleatëve të tjerë (ruso-grek) në Departament, dhe Kongres.