Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas Asamblesë së mbledhur nga kryeministri Edi Rama dhe ndryshimeve në kabinet ditën e sotme.
Basha thotë se qeveria e “damkosur nga SPAK” për aferën e inceneratorëve nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake, ku sipas tij bashkë i bën vetëm frika e ndëshkimit prej “zullumeve që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve”.
Më tej, kreu i PD i bën thirrje SPAK të vijojë punën për hetimin e aferës së inceneratorëve dhe sterilizimit, si të pandikuar nga “presioni qeveritar apo politik”. Politikani demokrat shton se kjo është mënyra e vetme për të vënë para drejtësisë abuzuesit me pasuritë e shqiptarëve, duke theksuar se e kanë lënë Shqipërinë “peng të Edi Ramës”.
© Credits facebook.com/lulzimbasha.al
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama propozoi ndryshimet më të fundit në kabinetin e tij. Kreu i qeverisë njoftoi se Ogerta Manastirliu ikën nga Ministria e Shëndetësisë dhe merr drejtimin e Ministrisë së Arsimit, duke larguar kështu Evis Kushin. Ministrja e Bujqësisë është vendosur Anila Denaj, duke larguar kështu Frida Krifcën.
Ndryshimet e reja:
Ministër Financash Ervin Mete
Ministër i Jashtëm Igli Hasani
Ministre Bujqësisë Anila Denaj
Ministre Sporti dhe Arsimi Ogerta Manastirliu
Ministre për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për pushtetin vendor Arbi Mazniku
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu
Ndërkohë Rama njoftoi edhe emrat e rinj të Sekretariateve dhe Ministrave të kabinetit qeveritar. Kreu i qeverisë bëri të ditur se Sekretar Organizimi është emëruar Ardian Çela dhe Evis Kushi është caktuar Sekretare e Gruas.
“Unë propozoj si fillim që në fillim të Tetorit të ketë një Kongres të jashtëzakonshëm, ku ministrat e rinj të shpalosin të gjitha idetë e tyre. Me propozim të sekretarit të përgjithshëm në detyrë, Blendi Klosi ju kërkoj të miratoni sekretariatin e ri, që kërkon votëbesim nga Asambleja në Kongres”, deklaroi kryeministri Rama.
EMRAT E RINJ TË PROPOZUAR NGA RAMA:
Sekretar organizimi: Ardian Cela
Sekretar në Burimet Njerëzore: Eduart Ndreca
Sekretar Digjital dhe i Rinisë, Etjen Xhafa,
Sekretare e Gruas: Evis Kushi,
Sekretar i Marrëdhënieve me jashtë: Romina Kuko
Sekretar i Çështjeve Zgjedhore: Eridian Salianji
Sekretar i Programit: Milva Ikonomi.