MENU
klinika

1 viktimë dhe 1 i zhdukur nga përmbytjet

Stuhia e fortë godet Greqinë!

05.09.2023 - 12:37

Moti i keq ka përfshirë Greqinë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe probleme të shumta për qytetarët. “Stuhia Daniel” ka goditur kryesisht Volos, Agia, Evia, Sporada, ku uji ka vërshuar në rrugë, si dhe ka dëmtuar e shembur disa shtëpi.

Nga stuhia e fuqishme është regjistruar dhe viktima e parë, një blegtor 70-vjeçar, i cili ka humbur jetën në zonën e Agios Georgios në Ano Volos, pasi është zënë poshtë nga një mur ngjitur me shtëpinë që u shemb nga vërshimi i ujit.

Ai po përpiqej që të shpëtonte bagëtitë e tij në momentin që u zu poshtë nga muri. Ndërsa raportohet për një person të zhdukur në zonën e Volos, makina e të cilit u mor nga rrjedha e një përroi në zonën e Agia Akaterinit. Meteorologët thonë se kjo situatë do të vazhdojë edhe në orët e ardhshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë paralajmëron Peleshi për ditët në vijim?

“Po hyjmë në stinën e vështirë të përmbytjeve”

Dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve

BE përgatitet për temperatura të larta


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi