Ngjirja e zërit ose ndryshe disfonia është një çrregullim i emetimit të zërit me shkaqe organike ose funksionale. Në rastet kur kemi të bëjmë me shkaqe organike si prsh malformacioni kongenitale, sëmundje endokrine ose metabolike, inflamacione, tumore që përfshijnë organet që marrin pjesë në prodhimin e zërit, si përshembull, i pulmonit, i gojës, laringut, faringut ose hundës, duhet trajtuar sëmundja me mjekun specialist dhe më pas mund të vij te logopedi. Në rastet kur kemi të bëjmë me disfoni funksionale, të cilat karakterizohen nga defekte të funksionit fonator. Pra, nëse kemi të bëjmë me një kontraktim të madh të muskulaturës fonike ose nëse ka dobësim zëri si pasojë e rrënies së tonit të zërit si fillim këshillojmë uljen e kohës së të folurit, masazhimin e organeve fonatore, tinguj te mbytur për të bërë të mundur kthimin e muskulaturës fonatore ose kordave vokale në gjendjen normale prsh mmmm nnnn. Vokalica të vogla të tipit a a a a, i i i i, e e e e, janë të nevojshme për të ndihmuar rekuperimin, por më zë pak më poshtë se norma, që fëmija të mos lodhë akoma më tepër muskujt fonator.
– Shenjat e para janë, ngjirja e zërit, lodhje e zërit, dhimbje në laring
-Në terapinë logopedike fëmija veç të tjerash, mëson si të shfrytëzojë zërin pa u sforcuar, të përvetësojë standardet e higjienës vokale, udhëzohet nga logopedi të shmangë vendet mbytëse dhe të reduktojë komunikimin në vende të mëdha.
Këshillat janë kontrolli me mjekun ORL për të parë se nga vjen problemi, më pas tek logopedi, minimizimi i të folurit, ndjekja e këshillave të mësipërme nën udhëzimin e logopedit, por edhe përdorimi i mjaltit, ose lengu i limonit për qetësimin e kordave vokale dhe stimulimin e tyre.