Presidenti i Rusisë ka pritur me ngrohtësi liderin suprem të Korisë së Veriut, Kim Jong un. Ata u takuan në Kozmodromin Vostochny në qytetin e Amur mëngjesin e sotëm.
Në videon e publikuar nga mediat ruse, presidenti rus shihet teksa mirëpret liderin e Koresë së Veriut, teksa është i rrethuar nga njerëz të sigurisë dhe fotografë.
“Më vjen mirë që ju sho”, u dëgjua duke i thënë Putin Kim Jong Unit , ndërsa shtrëngimi i duarve të tyre, siç theksohet nga Guardian, zgjati për 40 sekonda.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, Kim Jong Un falënderoi Putinin për ftesën “pavarësisht ngarkesës së tij të punës”.
I pyetur për përmbajtjen e takimit dhe nëse furnizimi me armë do të jetë gjithashtu në rendin e ditës, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj, se “vendet tona bashkëpunojnë në fusha të ndjeshme që nuk mund të diskutohen publikisht.
Udhëheqësit e Rusisë dhe Koresë së Veriut do të vizitojnë portin kozmik, i cili konsiderohet si vendi më modern i lëshimit të raketave ruse, dhe më pas do të zhvillojnë edhe bisedime të tjera.