Grupimi i deputetëve që mbeshtesin Sali Berishën dhe deputetët në krah të Gazment Bardhit po zhvillojnë sot një takim të dytë me dyer të mbyllura.
Burime për mediet bëjnë me dije se gjatë këtij takimi pritet të diskutohen disa nga temat që u ngritën në mbledhjen e kaluar, siç ishin Komisionet Hetimore, koncensionet në Shëndetësi, sistemi TIMS.
Gjithashtu pritet një dakordësi dhe një unifikim përsa u përket të qendrimeve që do të mbahen nga ana e deputetëve për ligjet që janë për t’u diskutuar në seancën e nesërme parlamentare.
Takimi i parë i këtyre dy grupimeve u zhvillua në datën 5 shtator, i thirrur nga Bardhi, ftesë që u pranua nga Berisha dhe ku morën pjesë 43 deputetë. Pas përfundimit të mbledhjes deputeti Bardhi tha se “çështjet që na ndajnë janë më pak se ato që na bashkojnë.”