MENU
klinika

Rruga drejt suksesit

Karakteristikat e disa prej gjenive të biznesit

13.09.2023 - 20:39

Bota e korporatave dhe biznesit mund të jetë e ndërlikuar – madje dërrmuese e mjaft sfiduese – por shkollat dhe diplomat e biznesit mund t’i ndihmojnë njerëzit të lundrojnë në këtë mjedis emocionues.

Një numër i konsiderueshëm i sipërmarrësve dhe CEO-ve të lartë kanë diploma biznesi dhe studimet mund t’u kenë dhënë atyre mundësinë për të ecur drejt suksesit dhe për të bërë milionin apo edhe miliardin e parë të të ardhurave të tyre.

Megjithatë, ndërsa dijet dhe njohuritë mund t’i çojë disa individë shumë larg, një talent dhe përpjekje madhështore të tyre, gjithashtu jep dividentë të konsiderueshëm, siç vërtetojnë shumë nga yjet e shkëlqyer të CEO-ve të famshëm të sotëm.

Disa kanë inteligjencë të nivelit Mensa (Mensa, është një organizatë ndërkombëtare, kërkesa e vetme e pranueshmërisë së së cilës është që personazhet të kenë një test inteligjence, IQ, në nivelin mbi 98% të popullsisë), të tjerë një stil menaxhimi të suksesshëm e fitues, sens të mprehtë biznesi ose thjesht një ide e mirë dhe mjetet për të pasur sukses – megjithatë të gjithë janë super të zgjuar në mënyrën e tyre.

Ja disa karakteristika për disa nga gjenitë më të mëdhenj në biznes.

Jeta e Oprah Winfrey-t është një trajektore klasike drejt suksesit dhe pasurisë së konsiderueshme. Prezantuesja televizive, aktorja dhe manjatja e medias, tashmë 2.8 miliardë dollarë në emër të saj.

Oprah Winfrey lindi në Misisipi në vitin 1954 dhe më vonë u transferua në Milëaukee. Ajo ishte nga një familje e varfër dhe fëmijëria e saj ishte e vështirë – megjithatë kjo nuk e pengoi atë të ëndërronte dhe të realizonte një karrierë të suksesshme. Ëinfrey filloi të punonte në media, filloi të prezantonte programe lajmesh, duke rritur ndjeshëm vlerësimet e një talk shoë në Çikago.

Pasi krijoi kompaninë e saj të prodhimit dhe fitoi njohje të gjerë publike nëpërmjet Oprah Winfrey Show, ajo u bë një emër shumë i njohur në media dhe biznesin e medias. E përshkruar si “ndoshta gruaja më e fuqishme në botë“, Winfrey është vlerësuar gjithashtu për inteligjencën e saj. Thandie Newton, aktore e filmit “Beloved” i vitit 1998, një nga filmat shumë të suksesshëm në fund shekXX-të, e përshkruan Winfrey si “një person shumë i drejtpërdrejtë dhe inteligjent … Ajo ka një mendje si një brisk rroje.”

Rruga e Sergey Brin dhe Larry Page për të krijuar Google është e detajuar në librin e vitit 2005 The Google Story. Brenda faqeve të tij, ai thotë: “Nuk ka ndonjë shpikje tjetër të madhe që nga koha e Gutenberg… që i ka fuqizuar individët dhe ka transformuar aksesin në informacion, aq thellësisht sa Google“.

Brin ka lindur në Moskë në vitin 1973 dhe me babain e tij profesor matematike dhe nënën studiuese të NASA-s, duket se kishte “të plasmosur inteligjencën dhe mprehtësinë në mendjen e tij”. Ndërsa Brin dhe Page ishin Ph.D. kandidatë në Stanford, atyre u lindi dhe formësua ideja për të hapur informacionin e internetit përmes motorit të kërkimit që ata ndërtuan. Tani, falë shkëlqimit të tij teknik dhe sipërmarrës, Brin zotëron një vlerë neto prej mbi 24 miliardë dollarë. Ndërkohë, kompania shumë miliardë dollarëshe që ai bashkëthemeloi vazhdon të punojë në teknologjinë më të avancuar dhe aktualisht po zhvillon Google Glass, një kompjuter në miniaturë.

Bill Gates mund të ketë qenë mjaft i zgjuar për të marrë një rezultat pothuajse të përsosur SAT dhe për të marrë pjesë në Harvard, por arritja e tij më e qëndrueshme dhe më e famshme është padyshim themelimi i Microsoft-it, të cilin ai e bëri së bashku me Paul Allen në 1975.

Kompania filloi pasi Gates iu afrua Micro Instrumentation and Telemetry Systems (MITS) për t’u treguar atyre se ai dhe bashkëpunëtorët po zhvillonin një përkthyes BASIC për kompjuterin Altair 8800 të MITS-it, dhe pjesa tjetër është historia e kompjuterave në shtëpi.

Gates – i lindur në Seattle, Uashington në vitin 1955 – nuk është më CEO i Microsoft, megjithëse ai është ende president i korporatës. Strategjia e tij e tregut ndonjëherë është vënë nën kritika për të qenë antikonkurruese, por përsëri, ajo ka ndihmuar në krijimin e firmës më të madhe të softwerëve kompjuterikë në planet. Një nga njerëzit më të pasur në botë, Gates ka një pasuri marramendëse prej 76.8 miliardë dollarësh.

Apartamentet që i përkasin 20-vjeçarëve dhe 30-vjeçarëve thjesht nuk do të ishin njësoj pa manjatin suedez të biznesit Ingvar Kamprad, i cili formoi IKEA-n në vitin 1943, kur ai ishte vetëm 17 vjeç. Aftësitë e provuara të Kamprad si sipërmarrës i kanë mundësuar atij të ideojë dhe krijojë një kompani mobiljesh që e bën dekorimin e shtëpisë të lehtë dhe të përballueshme financiarisht.

I lindur në Älmhult, Suedi në vitin 1926, Kamprad fillimisht e nisi aventurën e tij si shitës e sipërrmarës duke ecur me biçikletë nëpër lagjen e tij duke shitur shkrepëse.

Ky biznes i formojë atij një koncept e filozofi të re sipërrmarje, atë të “arritjes së rezultateve të mira me mjete të vogla”. Është pikërisht kjo ide thjeshtë që u shndërrua në një sipërrmarje gjeniale në llojin dhe efektet e saj : krijimi i IKEA-s, e cila sot është një super kompani me shtrirje ndërkombëtare e njohur dhe vlerësuar maksimalisht kudo në botë. Vetë Kamprad tashmë ka një pasuri rreth 3.1 miliardë dollarë.

Jeff Bezos

Themeluesi dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos, dukej se e dëshmoi kuriozitetin dhe inteligjencën e tij që në moshë të re. Kur ishte fëmijë i vogël, vetëm 4 vjec, u përpoq të çmontonte krevatin e tij në garazhin e shtëpisë së tyre. Nëna e tij mund të mos kishte qenë shumë e impresionuar nga përpjekja e fëmijës së saj, por ajo ndoshta ishte më e impresionuar pasi, vite më vonë, djali i saj përdori intuitën dhe zgjuarsinë e tij për të revolucionarizuar blerjet në internet. Bezos krijoi librarinë online Amazon.com pikërisht nga garazhi i tij, në vitin 1994, pasi kuptoi se përdorimi i internetit ishte në rritje eksponenciale.

Kompania sigurisht që tashmë është zgjeruar përtej librave dhe tani ofron një larmi të madhe produktesh, shitjet e të cilave kontribuan në një të ardhur prej 61 miliardë dollarësh vetëm në SHBA në vitin 2012. Me sa duket, Bezos analizon me përpikëri çdo detaj të kompanisë, duke përfshirë kontratat e tij, njoftimet për shtyp dhe paketimet. I lindur në Albuquerque, New Mexico në 1964, biznesmeni – sot me një pasuri prej 28.9 miliardë dollarësh – është gjithashtu i arrirë dhe akademikisht: në 1986 u diplomua me rezultate të shkëlqyera nga Universiteti Princeton

Louis V. Gerstner, Jr. iu bashkua IBM si CEO i saj në vitin 1993 dhe njihet si njeriu që qëndron pas suksesit spetakolar të kompanisë. Gerstner – i lindur në 1942 në Mineola, Nju Jork – ndihmoi në shpëtimin e firmës së teknologjisë dhe konsulencës nga dështimet e njëpasnjëshme përmes një sërë vendimesh inteligjente, duke përfshirë kalimin e fokusit në aspektin e shërbimeve IT të biznesit.

Gerstner u tërhoq nga roli si CEO i IBM në vitin 2002 duke mbetur gjithmonë modest për suksesin e tij, duke i dhënë një pjesë të meritave ekipit të tij dhe duke vënë në dukje se talenti krijues në kompani ishte një ndihmë e rëndësishme. Megjithatë, një pjesë e njerëzve të suksesshëm nuk marrin M.B.A. nga Shkolla e Biznesit në Harvard – siç bëri Gerstner në vitin 1965 – dhe as nuk realizojnë suksese e rezultate të tilla mbresëlënëse të korporatës pa pasur një sasi të caktuar dijesh e njohurish specifike në raport me brezin e tyre. Louis V. Gerstner, Jr. ishte i tillë. Në vitin 2002, pasuria neto e Gerstner llogaritej në 630 milionë dollarë.

Maestro i biznesit të internetit, Sean Parker lindi në Herndon, Virxhinia në vitin 1979 dhe ai nuk shkoi kurrë në kolegj. Megjithatë, ai është vlerësuar gjerësisht si një gjeni, falë jo pak të rolit të tij në ndryshimin e fytyrës së industrisë së muzikës.

Parker ishte një haker i jashtëzakonshëm në adoleshencën e tij dhe vazhdoi të bashkë-themelonte programin falas të ndarjes së skedarëve muzikorë Napster, i cili konsiderohet si një pararendës i iTunes.

Në mënyrë të pabesueshme, Napster thuhet se është sipërrmarja me rritje më të shpejtë ndonjëherë, dhe është pikërisht roli i jashtëzakonshëm që luajti Parker duke arritur të sigurojë një vlerë apo vlerësim prej 2 miliardë dollarësh.

Instinkti sipërmarrës i Parker-it e shtyu atë t’i bashkohej Facebook-ut si presidenti i parë i tij, dhe Mark Zuckerberg e vlerëson atë për ndihmën për ta kthyer atë në një lojtar të vërtetë biznesi. “Sean ishte thelbësor për të ndihmuar Facebook-un të transformohej nga një projekt kolegji në një kompani të vërtetë,” ka thënë ai.

Sipas The Daily Telegraph, “gjenialiteti i stilistes Tory Burch në biznes vjen si pasojë e vendimit të saj për të “shndërruar stilin e modës të cilësuar si “eklektik” në një zhanër tjetër shumë më të tregtueshëm”, dhe kjo është një ide që i ka funksionuar shumë mirë duke arritur rezultate spetakolare në këtë fushë.

Etiketa e modës e Burch u lançua fillimisht në fillim të vitit 2004, por brenda më pak se një dekade, gama e saj e larmishme – e cila është quajtur “preppy-boho” – ka krijuar mbi 100 dyqane të Tory Burch në të gjithë globin.

Në fakt, konsumatorët e kanë vlerësuar dhe preferuar aq shumë për pjesët e linjës së veshjeve, saqë në një fazë të caktuar të këtij biznesi “dyqanet e saj ishin plot me klientë dhe njëkohësisht me lista të gjata krientësh të tjerë në pritje”. Për më tepër, një kërkesë e tillë kaq e lartë për produktet e saj ka bërë që Burch, e lindur në Valley Forge, Pensilvani në vitin 1966, të zotërojë tashmë një pasuri me vlerë neto prej 1 miliard dollarësh.

Manjati, me origjinë nga Afrika e Jugut, Elon Musk ka treguar një talent të jashtëzakonshëm sipërrmarje e inisiative që në fëmijërinë e tij të hershme. Kur ishte vetëm 12 vjeç, ai shkruajti kodin për një lojë kompjuterike dhe më pas e shiti atë për 500 dollarë.

Musk nisi biznesin e softuerit Zip2 kur ishte në të njëzetat e tij dhe ishte mjaft i rëndësishëm në ngritjen e PayPal. Për më tepër, në kohën kur ishte vetëm 32 vjec, të dyja kompanitë ishin blerë për disa qindra milionë dollarë – nga të cilat Musk kishte një pjesë të konsiderueshme. Në ditët e para të tij, PayPal pati një zgjerim e popullaritet të jashtëzakonshëm, kryesisht falë një fushate virale që ishte ideja e Musk.

I lindur në Pretoria në vitin 1971, sipërmarrësi Elon Musk tani është CEO i biznesit të transportit hapësinor SpaceX dhe kompanisë së makinave elektrike Tesla Motors – të cilat i themeloi – dhe ka një pasuri prej 8.8 miliardë dollarësh. Plus, ai është po aq i arritur edhe në arenën akademike: ai ka dy diploma bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një doktoraturë në Stanford University.

Ish-shefi i kompanisë Ford Motor, Donald Petersen, dëshmoi gjatë gjithë kohës që ishte në rolin e CEO së Ford Motors se ai kishte trurin e duhur të biznesit për të përshtatur inteligjencën e tij të nivelit Mensa. I lindur në Pipestone, Minesota në 1926, Petersen realizoi me sukses një diplomë shkencore në inxhinieri mekanike nga Universiteti i Uashingtonit dhe një M.B.A. nga Stanford.

Në vitin 1949 ai u punësua në Ford dhe gjatë disa dekadave punoi për t’u bërë president dhe CEO i kompanisë.

Petersen transformoi një firmë që kishte grumbulluar një humbje befasuese prej 1.5 miliardë dollarësh në vitin 1980, duke arritur që në vitet 1986 dhe 1987 të mundë rivalin e saj General Motors për herë të parë në më shumë se 60 vjet. Kthimi i mahnitshëm thuhet se ka qenë pjesërisht për shkak të këmbënguljes së Petersen që dizajnerët e Fordit të krijojnë makina për të cilat ata mund të jenë krenarë. Ky veprim mendjemprehtë rezultoi në makinat jashtëzakonisht të suksesshme Mercury Sable dhe Ford Taurus.

Kushdo që nuk mund ta fillojë ditën pa paguar një udhëtim në Starbucks për një ekspres, ka për të falënderuar Howard Schultz. Schultz lindi në Nju Jork në vitin 1953, dhe në fillim të viteve 1980 ai u bë drejtor i marketingut në Starbucks. Ndërsa ishte në një udhëtim pune në Milano, ai u frymëzua nga baret e kafesë në qytet dhe u bë i etur që Starbucks të adoptonte një model të ngjashëm. Megjithatë, pronarët e Starbucks refuzuan dhe në 1985 një Schultz i dekurajuar u largua nga kompania.

Në vitin 1986 kishte vetëm gjysmë duzinë dyqanesh Starbucks, dhe të gjitha ato ishin të vendosura në Seattle. Megjithatë, momenti i Schultz-it erdhi kur pronarët e Starbucks zgjodhën t’i përqendronin përpjekjet e tyre të biznesit diku tjetër, dhe ata i shitën atij rrjetin kafeterive në vitin 1987. Schultz u bë President dhe CEO dhe filloi një plan zgjerimi mendjemprehtë që përfundimisht do ta shndërronte Starbucks në gjigand global që është sot. Dhe në këtë proces, ai fitoi një pasuri prej 1.6 miliardë dollarësh.

Rruga e Sara Blakely-t drejt suksesit nuk ka qënë gjithmonë e qetë, por biznesmenia dhe themeluesja e firmës së famshme të çorapeve Spanx dëshmoi se me një ide të mirë, një ngarkesë me pasion dhe një qëndrim të pandalshëm, çdokush mund të shkojë larg. Gruaja më e re që u bë një miliardere e vetë-bërë – lindi në Clearwater, Florida në vitin 1971. Aktualisht ajo zotëron një pasuri prej 1 miliard dollarësh

Më vonë ajo e transformoi idenë e saj të pazakontë për një produkt në një markë tepër fitimprurëse nga duke u marrë me çdo element të strategjisë së promovimit, planifikimit dhe shitjes. Blakely e lancoi produktin në vitin 2000 me vetëm 5,000 dollarë, por deri në fund të vitit inaugurues të Spanx, ishin gjeneruar 4 milionë dollarë në shitje. Blakely ka thënë për qasjen e saj ndaj biznesit, “Të mos kesh frikë të dështosh është një pjesë kyçe e suksesit të Spanx“.

Pierre Omidyar lindi në Paris në vitin 1967 dhe që në moshë të re emigroi në Amerikë. Sa i përket idesë së tij specifike që e materializoi në një biznes mjaft fitim prurës, ajo është padyshim e thjeshtë – por jo më pak produkt i një gjeniu.

Omidyar përdori kodin kompjuterik që kishte zhvilluar dhe internetin për të krijuar një shërbim ankandi në internet të quajtur Ueb-i i ankandit në vitin 1995. Faqja e tij elektronike u përhap shpejt dhe në 1997 kompania e ndryshoi emrin e saj në eBay. Omidyar më pas filloi një fushatë të jashtëzakonshme reklamuese intensive për të promovuar faqen globale të ankandeve.

Lancimi i eBay në bursë ishte gjithashtu një lëvizje e zgjuar financiare, pasi e bëri Omidyar miliarder vetëm tre vjet pasi u themelua faqja e tij origjinale. Tashmë, biznesi i tij vlen 8.7 miliardë dollarë.

CEO e PepsiCo, Indra Nooyi mund të jetë e zgjuar në letër – në fund të fundit ajo zotëron një diplomë master nga Yale – por gjithashtu ka dëshmuar se ka një mendje të jashtëzakonshme për biznesin.

BusinessWeek ka deklaruar se kur Nooyi ishte CFO e PepsiCo, ajo ndihmoi firmën e dytë më të madhe të ushqimit dhe pijeve në botë të dyfishonte fitimin e saj neto dhe të rriste të ardhurat e saj vjetore me 72 përqind.

Këto arritje me siguri luajtën një rol në emërimin e saj të mëvonshëm si CEO. Për më tepër, Nooyi, e lindur në Madras, Indi në vitin 1955 – e ka drejtuar kompaninë drejt rritjes së mëtejshme të të ardhurave si figurë qëndrore e saj. Ajo aktualisht mban vendin e dytë në listën e 50 grave më të fuqishme në biznes të Fortune dhe vetëm në vitin 2011 u shpërblye me mbi 17 milionë dollarë. Sipas CEO të PepsiCo, “Si lider, jam e ashpër me veten dhe ngre standardin për të gjithë.”

Udhëheqësi i ardhshëm i biznesit të AOL, Steve Case lindi në Honolulu, Haëaii në vitin 1958. Kur erdhi puna te karriera e tij, në fillim Case ishte një ekspert i marketingut për kompani të tilla si Pizza Hut, por më vonë ai u bë i rëndësishëm në ndërtimin e korporatës masmedias AOL.

Në 1985, Case drejtoi një shërbim të quajtur Quantum Link për kompjuterin Commodore 64. Kjo evoluoi në AOL dhe solli email, hapësira dixhitale komunikimi, mesazhe të menjëhershme dhe lojëra me shumë lojtarë në internet. Case – i cili u bë CEO i kompanisë në vitin 1991 dhe më pas, kryetar i saj katër vjet më vonë – pa dhe vlerësoi faktin që “komuniteti” në internet ishte kyç dhe kjo ide e shtyu firmën në zhvillim të bëhej një histori e dukshme suksesi. Për më tepër, në këtë proces Case fitoi një pasuri të madhe, pasi tani ka një vlerë prej 1.2 miliardë dollarësh.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!